E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: Rama do të jetë një diktator i paprekshëm, por do shembet
Sot

Kryemadhi: Rama do të jetë një diktator i paprekshëm, por do shembet

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shprehur se çizmja e hedhur kundrejt kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Shqipërisë, ishte një simbol i rezistencës kundër perandorisë së drogës të ngritur nga ai.

Kryemadhi të enjten në darkë, në emisionin ‘Opinion’, deklaroi se hedhja e çizmes nuk ka të bëjë fare për sa i përket raporteve personale me Ramën, por ka të bëjë me simbolikën e hedhjes së çizmes ndaj asaj diktature që po instalon Edi Rama, për të krijuar bindjen se është i paprekshëm dhe do të bëhet pikërisht ashtu siç thotë ai.

Ajo theksoi se kjo kala rëre e ngritur nga ai, do të shembet, pasi e ka ndërtuar me themele shumë të dobëta për shkak të asaj dhe pikërisht për shkak të asaj perandorie droge që ka ngritur.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.