E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: Rama e shkarkoi Xhafën se do fuste në burg Vangjush Dakon
Politikë

Kryemadhi: Rama e shkarkoi Xhafën se do fuste në burg Vangjush Dakon

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se kryeministri Edi Rama shkarkoi përmes Twitter-it ish ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj pasi ky i fundit do arrestonte kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon.

E ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News24, Kryemadhi tha se Fatmir Xhafaj ta se do ‘priste koka’ dhe për këtë arsye u shkarkua.

“Rama shkarkoi Fatmir Xhafajn në Twitter. E shkarkoi nga detyra se Xhafaj do arrestonte Vangjush Dakon në mëngjes prandaj. Pasi e kërcënoi Dako Ramën se nëse do rrinte dhe një minutë në komisariat do hapte defterin. Do priste koka Xhafaj prandaj u shkarkua”-tha Kryemadhi.

***

Kryemadhi: Veliaj mund të jetë Kryeministër para zgjedhjeve

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh në emisionin “Dritare” në News24 se, një efekt që mund të sjellin skandalet e qeverisë, është zëvendësimi i Ramës me Veliajn në krye të qeverisë.

“Veliaj mund të jetë dhe kryeministër para zgjedhjeve”, tha Kryemahdi.

“Rama mund të jetë kostoja e kësaj situate se dhe socialistët s’kanë pse të bëhen pis me trafikun e drogës, etj”, shtoi.

“S’mund të them që Erjon Veliaj s’ka punuar”, tha Kryemadhi, por ka kryebashkiaku i Tiranës ka edhe mëkate, shtoi.

kryemadhi

Kryemadhi: Treçereku i PS qahen te unë, janë gati të…

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se “treçereku i PS-së qahen te ajo”.

“Treçereku i tyre vijnë qahen te unë dhe janë gati ta rrëzojnë Edi Ramën”, tha Kryemadhi në emisionin “Dritare në News24.

***

Në parlamentet për të shpëtuar mandatet? Përgjigjet Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka mohuar akuzat se opozita po shkon në Kuvend për të shpëtuar mandatet.

kryemadhi

“Përsa i përket vajtjes në Parlament, ka një këndvështrim shumë të gabuar, sepse jemi peng i një propagande të Edi Ramës. Opozita ka pasur një marrëdhënie të kushtëzuar në Parlament e para. E dyta, nuk humbasim ne edhe po të mos shkojmë pasnesër edhe të premten. Nuk e djegim ne! Mandatet e opozitës po ta llogarisësh me 8 muaj, i bie në shkurt. Edhe sikur të mos shkojmë, mandatet tona i miraton Kuvendi me vota dhe miraton edhe KQZ 5 me 2. Kjo historia e djegies së mandatit dhe heqjes së mandatit, është një histori për të çorientuar dhe për krijuar një lloj urrejtje. Vijmë te seanca e të enjtes së kaluar, ku LSI-ja paraqiti dy amendamente, ku këto të dyja ishin zero kontributi i LSI-së, ku tetë kërkesat e studentëve përktheheshin në dy amendamente. Ligji i Buxhetit që kishte 6 pika dhe përqindja e votës së studentit në votime. Përqindja e votës së studentëve në votime. Gjë që në një moment të gjithë po rrotulloheshin dhe të gjithë po thonin hajde negociata dhe Edi Ramës iu dha shansi shumë i mirë për të kaluar këto. Mund të mos i kalonte të dyja amendamentet po themi, por mund të kalonte 3 pika, të bënte vetëm dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë. Gjë që është shumë e thjeshtë, nga 0,46% ta çonte në 1%”, tha Kryemadhi.

Kthimi juaj në Parlament nuk ndryshon asgjë, sepse ai maxhorancën e ka…

“Ka dhe një gjë tjetër. Ky njeri po të mos kishim çuar ne ato dy amendamente për shumë individë qofshin këto të huaj apo të vendit, gazetarë apo ambasadorë, diplomatë apo politikanë kuptuan që Edi Rama nuk ka dëshirë për t’i plotësuar 8 kërkesat e tyre. Por ai kërkon që ti marrë edhe studentët tek ai holli i vet me pikturat dhe ekspozitat që bën. Të tallet, ti fyejë, ti intimidojë, ti denigrojë, ashtu siç edhe denigroi dekanët dhe rektorët e universiteteve tona. Njëri i tha veshgjatë, tjetrit i tha veshprerë, tjetrit i tha palaço”.

Po bën propagandë me ta me sa po shoh…

“Ajo ka të bëjë me integritetin e tyre. Tashmë nëse do të përdori të njëjtën taktikë, ai mund ta përdori. Por studentët nuk kanë për t’ia pranuar sepse studentët tashmë kanë kuptuar që debati apo dialogu me Edi Ramës ti je gjithmonë humbës. Sepse çdonjërit i vendos çmim. Dhe kërcënon ty do të fus në burg se ke marrë këtë tenderin këtu, ty do të fus në burg se ke marrë lekë për provim”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.