E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi tregon arsyet pse ra qeveria “Rama”: Ai asnjëherë nuk…
Politikë

Kryemadhi tregon arsyet pse ra qeveria “Rama”: Ai asnjëherë nuk…

Pas ndryshimeve në kabinetin e misistrave te qeverise “Rama”, ka reaguar edhe kryetarja LSI-së, Monika Kryemadh.

Gjatë një pornoncimi për mediat ajo u shpreh se qeveria ka rënë dhe se Edi Rama duhet të largohet bashkë me minsitrat.

“Qeveria ra sepse ky asnjëherë nuk përmend se sa shumë taksa paguajnë shqiptarët por çdo ditë ulëret sikur ky ka bërë uljen më të madhe të taksave. Në fakt ky nuk është një ndryshim qeverie por rënie qeverie. Qeveria ra si rezultat i skandaleve korruptive. Vetëm me një tender, Rama vjedh 40 mln euro. Po të ketë drejtësi shqiptarët do të shikojnë skandale pafund se sa miliona e miliona iu vidhen.Rama harroi të thoshte sot para partisë së Surrelit se qeveria duhet t’u shërbejë qytetarëve të saj, popullit të saj. Rama sot ndërroi disa pjesë të lavatrices së drogës. Harron se duhet larguar lavatriçja e krimit. Rama vazhdon të mashtrojë për situatën e rëndë që po kalojnë shqiptarët. Dëgjojmë se ka hapur vende të reja pune, por nuk dëgjojmë se si degdisi rrugëve mbi 400 mijë emigrantë”, u shpreh kryemadhi duke bërë thirrje për t’iu bashkuar protestës së sotme para kryeminsitrisë.

“Shkollëpaku si gjithmonë gabon se dhe me matematikën më të thjeshtë që të hapësh 300 mijë vende pune, duhet që rritja ekonomike të jetë minimumi 10 % dhe jo 4%. Pyet ata që kanë mbaruar matematikën ta shpjegojnë ose mua si doktoreshë. Fiksoje në tru që të mos gënjesh. Qeveria jote ra sepse ti vazhdon të gënjesh duke thënë se rritja e konsumit në Shqipëri është rritur por sipas INSTAT konsumi në 90% është ulur dhe është rritur vetëm në 10%. Shqiptarët e kanë ulur konsumin sepse nuk kanë rritje pagash, kanë rritje çmimesh.

Qeveria jote ra zoti Rama por tani duhet të biesh dhe ti sepse duke rënë ti shqiptarët do kenë mundësitë për të pasur një jetë më të mirë, për të pasur një qeveri që e do popullin.
Iu bëj thirrje socialistëve të ndershëm që të reagojnë, të marrin fatet e PS-së në dorë. Nëse nuk e bëjnë ata do ta bëjnë shqiptarët sepse nuk do ta lejojë njeri të përdhosi fatet e tyre. Sot Edi Rama do vetëm një të fryrë. Bashkohuni sot në orën 17:00 shqiptarëve që kanë ardhur nga diaspora.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.