E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri duhet të lexojë ndonjëherë edhe Kushtetutën
Sot

Kryeministri duhet të lexojë ndonjëherë edhe Kushtetutën

 Neritan Sejamini

Banorët po mbrojnë strehën e familjeve dhe fëmijëve të tyre, kurse Edi Rama po mbron një projekt korruptiv, për të cilin duhen të përfundojnë në burg nga drejtori arrogant i ARRSH-së deri tek Kryetari arrogant i Bashkisë. Shikoni fjalorin e Ramës dhe Veliajt: flasin për “zhvillimin e qytetit”, për “projekte zhvillimore”, për “interes publik”. Në mënyrë skandaloze për këto arsye jothemelore ata janë gati të shkelin të drejtat e njeriut, të drejtën e pronës, dhe të flakin në rrugë fëmijë, gra, pleq, e burra.

Rama dhe Veliaj kanë bërë një projekt korruptiv, të cilin e kanë shpallur interes publik dhe ligjësi. Por ligji nuk janë projektet arbitrare dhe korruptive te Ramës, ligji është detyrimi i çdo zyrtari të respektojë dhe mbrojë jetën, të drejtat dhe pronën e çdo qytetari.

Asnjë qytetar nuk mund të nxirret nga banesa pa marrë paraprakisht kompensimin e drejtë dhe të plotë. Asnjë, as ata që janë në shtëpi të ndërtuara në mënyrë joligjore—ka një vendim të Gjykatës së Strasburgut, të detyrueshëm edhe për Shqipërinë, që shprehet se asnjë qeveri nuk mund të nxjerrë nga banesa dikë që nuk ka banesë tjetër, edhe ajo është në tokë të paligjshme dhe e ndërtuar në mënyrë të paligjshme.

Kryeministri që njeh aq mirë “manualin ingjinjerik standard” duhet të lexojë ndonjëherë edhe manualin që quhet Kushtetutë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.