E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri kërkon të dalë mbi SPAK-un dhe gjykatat për ‘sterilizimin’
Uncategorized

Kryeministri kërkon të dalë mbi SPAK-un dhe gjykatat për ‘sterilizimin’

Sot, kryeministri Edi Rama u përpoq që t’i hiqte të gjitha akuzat që ishin hedhur mbi aferën e sterilizimit duke shkuar vetë te laboratorët.

Ai shkoi dhe deklaroi se askush nuk mund t’i sekuestronte se ishte një punë e madhe që ishte bërë, e të tjera si këto.

Nuk la pa përmendur faktin se SPAK-u po vijon hetimet.

Kryeministri kërkoi të hiqte veladonin e zi që i kishte hedhur sterilizimit, por në fakt të gjitha mediat pa përjashtim, edhe mediat më opozitare, asnjëra prej tyre nuk ka kontestuar procesin e sterilizimit, si një proces i nevojshëm dhe që ka benefite të padiskutueshme për shëndetin e njerëzve.

Por ka një punë që bëhet me një lek dhe një punë që bëhet me qindra miliona euro që abuzohen apo vidhen dhe u jepen miqve dhe shokëve të shkollës.

Asnjëra nga mediat s’e ka sulmuar sterilizimin si proces, përkundrazi janë nxjerrë faktet dhe provat në lidhje me kontratën e firmosur dhe vlerat e fryra të saj, pra shumën që nevojitet për këtë gjë.

SHËNIM/ Nuk ka sharë kush sterilizimin, por kanë akuzuar për

Pa diskutim që mund të bësh sterilizim edhe me 1 miliard euro pa pasur tavane buxhetore, por mund të bësh sterilizim edhe me 500 mijë euro me tavane buxhetore.

Kjo është ajo që i është thënë kryeministrit për sterilizimin, procesin korruptiv.

Askush nuk ka akuzuar sterilizimin, kanë akuzuar bashkëpunëtorët e kryeministrit, si hajdutë të përfshirë në një aferë dhe në një skandal.

Zëvendësministri i tij, i Edi Ramës, është në burg, pas prangave, pronari i koncesionit është në burg.

SHËNIM/ Nuk ka sharë kush sterilizimin, por kanë akuzuar për

Me shpërdorim detyre të lexuar dhe të provuar nga gjykata është dhe ish-ministri Ilir Beqaj, megjithëse ai vazhdon të jetë ende i lirë.

Afera e sterilizimit është korrupsion

Shërbimi që mund të ofrohet mund të jetë shumë cilësor, por vjedhja është po aq cilësore sa edhe shërbimi që u jepet pacientëve.

Kjo është e padiskutueshme. Nuk e mohon dot as kryeministri ynë. Nuk mund t’ia heqë dot llumin që i kanë bërë vjedhjet e PPP-ve dhe koncesioneve me disa deklarata, ku thotë se askush nuk i sekuestron dot.

Kryeministri ynë nuk është kryetar i SPAK-ut, ai duhet ta kuptojë mirë se sterilizimin mund ta sekuestrojë SPAK-u me vendim gjykate dhe mbi gjykata nuk është askush.

As Edi Rama që kërkon të shpëtojë Ilir Beqajn dhe bashkëpunëtorët e tij shumë cilësorë në vjedhje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.