E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri Rama i qetë dhe i bindur: Inceneratorët punojnë!
Politikë

Kryeministri Rama i qetë dhe i bindur: Inceneratorët punojnë!

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat këtë herë nuk u është shmangur pyetjeve për aferën e shekullit, atë të inceneratorëve.

Rama u ka hedhur hi syve shqiptarëve duke thënë se inceneratorët punojnë, ku e vërteta është se ai i Tiranës nuk ekziston, ai i Fierit është jashtë funksionit dhe ai i Elbasanit është në remont dhe do një kosto prej 2 milionë eurosh për t’u mbajtur ndezur.

“Kur kam qenë kryetar bashkie s’e kam bërë dot se ishte shumë e lartë. Nuk mund t’u kërkohej qytetarëve tarifë. Ato punojnë, Fieri ka nevojë për një pjesë të fundit se u ndërpre nga sekuestrimi, do ta marrë Bashkia e Fierit dhe do të funksionojë. Do t’i bëjmë të gjitha siç është plani për t’i bërë. Nuk e kuptoj pyetjen. Nga mënyra si e thoni ju është sikur janë 130 milionë që të bëhet çdo gjë nga e para. Shqipëria ka qenë e mbytur nga plehrat”, ka thënë Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.