Kryeministri Rama “qeras” ndjekësit ne FB me muralen dhe Pallatin e Sportit të Tepelenës
Kryeministri Edi Rama dëften sot se ka përfunduar, ndërtimi i Pallatit të Sportit të Tepelenës, ambienti sportiv aq shumë i komentuar për një murale të tij, ku Rama shfaqet si basketbollist. “Mirëmëngjes, – përshëndet Rama sot, – dhe me këto dy pamje të Pallatit të Sportit të Tepelenës, një vit më parë dhe mbrëmë, ju uroj një ditë të mbarë”.
“Ne po i ndërtojmë Tepelenës, – tha Peçi disa kohe me pare ne interviste – një nga qëndrat sportive multifunksionale që ndoshta rajoni i ka ëndërruar dhe kjo megjithëse nuk ua zuri syrin këtyre “të ngopurve me punë”, sigurisht që duhej një pikturë murale që t’i frymëzonte për të ngjallur kreativitetin deri ne dëlir, duke thënë se një kryeministër ish-basketbollist, paska zënë vendin në një kënd sportiv të lojrave më dorë.
Kushtrim Zaçe, nëse e shohim me këndin tuaj, është një demokrat me shumë vlerë dhe kontribut në sport si një Tepelenas. Më tej Agim Fagu, Lefter Shkëmbi, Shpëtim Mellara apo mandej Strakosha, Igli Tare, Muhedin Targa e shumë e shumë të tjerë po aq të rëndësishëm e me vlerë sa emrat që përmendëm, janë frymëzim i një brezi me talent që preku Europën. Pse jo të mos jenë ikonat të fëmijëve në qytetin tonë,të jenë motivi për të qënë apo bërë dikush, të rriten me sportin, ta duan, ta vlerësojnë, të bëhen ata shembulli i gjurmëve të historisë në sportin Shqipëtar”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



