E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërise behet “ shqiptar”
Sot

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërise behet “ shqiptar”

Dritan Shano

Kërkesa jonë shumëvjeçare për t’i dhënë shtetësinë Shqiptare Kryepeshkopit tonë, Fortlumturisë së Tij, Anastasit, njeriut që prej 26 vjetësh na shërben ne shqiptarëve ortodokse, për më shumë se çerekun e jetës së tij, pa fjalë dhe vetëm me vepra, duke na mësuar se ilaçi kundër urrejtjes është vetëm dashuria, më në fund u plotësua zyrtarisht! Me letra. Sepse, të jetë e qartë, shpirtërisht për ne qindra mijërat shqiptarët ortodokse Kryepeshkopi ka qënë i yni, Shqiptar në fjalë e në vepra që në fillim të punës së tij për rimëkëmbjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërise dhe të besimit të rrënuar në Zotin Jezu Krisht.

Promotor i përhershëm i harmonisë dhe bashkëjetesës kundrejt acarimit dhe urrejtjes, Ai gjithnjë e ka përjetuar realitetn e ashpër të këtyre viteve në sherbimin tonë me hirin dhe fuqinë e Krishtit, për shumëkënd të mësuar të prishte Kisha krejt të pakuptueshme. Kryepeshkopi ka qenë gjithnjë Shqiptar për ne shqiptarët ortodoksë, ndërsa është Shqiptar i madh për shërbimin që i ka bërë Kombit tonë kur ndihmoi duke kontribuar njerëz dhe miliona në mbështetje financiare të mikpriste kosovarët që i largoheshin fatkeqësisë serbe. Nesër kur ta takoj Kryepeshkopin do ta përqafoj zyrtarisht si shqiptar.

Si një prej përfaqësuesve të Komunitetit të Ndritur Ortodoks, jam shumë i obliguar dhe më duhet të falenderoj fort Shkëlqesinë e Tij, Presidentin e Republikës, Zotin Ilir Meta për këtë akt shtetëror prej shqiptari mikpritës, dinjitoz dhe fisnik, që çan përmes tymnajës së ngritur të frikërave, fobive, dogmave osmano-komuniste, vobektësisë dhe pafuqisë së shpirtit dhe mendjes dhe hileve të vogla që kanë penguar plotësimin dhe më parë të kërkesës sonë të kahershme. E falenderoj se më dha mundësinë mua dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë në gjithë Shqipërinë ta shohim Kryepeshkopin drejt në sy siç na takon, jo me sytë ulur përdhe siç kemi qenë deri tani për shkak se politika dhe zyrtarët e saj e kanë patur më të lehtë të bëjnë shqiptar aktore e sportiste të ndryshëm sesa Kryepeshkopin tonë që na ka shërbyer ne, dhe gjithë kombit shqiptar kur e ka lypur ora.

Beko o Zot Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.