E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeprokurori “Kurban” politik
Uncategorized

Kryeprokurori “Kurban” politik

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka bërë thirrje kryetarit t Partisë Demokratike, Lulzim Basha për ta zgjedhur me konsensus Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohëshëm. E gjitha kjo për një qëllim më të madh, “Një pakt kombëtar për Europën”. Eshtë kthyer në zakon që sa herë duan të mbulojnë një poshtërsi ajo bojatiset me fraza të tilla si “Pakt për Europën”, “Për hir të integrimit”, “Çelije negociatash” e të tilla kopalla europianiste. Para se me e shpallë Bashkimin Europian si qëllim mbi qëllimet për hir të së cilit lejohet të përdhoset gjithçka në ketë vend, duhet kuptuar njëherë e për përherë se ne nuk mund të asgjësohemi si komb, t’i asgjësojmë institucionet tona për hir të këtij far integrimi.

Nëse flitet për integrim, duhet të integrohemi si komb, jo si të shkombëtarizuar. S’ka dyshim se shkombëtarizim quhet edhe mosrespekti për kontratën e shqiptarëve me institucionet; Kushtetutën e Shqipërisë. Ka një skemë legjitimiteti, parlamenti ka marrë mandat prej popullit dhe me ketë mandat prej popullit parlamenti ka votuar “Reformën në Drejtësi” e cila sanksionin se Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet prej Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndaj përpara se të bëhet thirrje dhe të investohet energji për ta zgjedhur kryeprokurorin me një tjetër mënyrë nga legjitimja, le të investohet kjo energji për krijimin e KLP-së dhe për t’u kthyer në baza kushtetuese. A ka diçka me hile këtu? Sepse shtrohet pyetja: Pse parlamenti nuk mblidhet për t’ia zgjatur mandatin Adriatik Llallës deri në krijimin e KLP-së? Çfarë ndryshimi do të ketë nëse i përkohëshëm qëndron z.Llalla në detyrë ose vjen një emër tjetër? Sepse në të dyja situatat, si kur z.Lalla i zgjatet mandati, si kur parlamenti emëron një kryeprokuror tjetër nuk ka ndonjë dallim thelbsor. Kjo sepse edhe zgjedhja e prokurorit të përkohëshëm nga parlamenti përsëri mbetet problematike përderisa “Reforma në Drejtësi” sanksionon se kryeprokurori zgjidhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Për të mos folur mandej për Kushtetutën, fryma e së cilës shkon drejt ndejtjes së zyrtarit në detyrë derisa të zëvëndësohet. Kështu ndodh me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të cilët kanë qëndruar në detyrë deri në një vit e gjysëm ngase nuk ishin zëvëndësuar ende nga parlamenti, kështu ndodh edhe me presidentin i cili në rast të dështimit të parlamentit për të zgjedhur presidentin e ri, qëndron në detyrë. Me gjasë këtu qëllimi është të hiqet Adriatik Llalla si person, të emërohet kryeprokurori i ri dhe përkohëshmëria e tij të bëhet sa më e përhershme duke vazhduar pamundësimin e formimit të KLP-së siç është bërë deri më tash. Se çfarë garancish kemi ne? Sa do të jetë përkohëshmëria e këtij prokurorit të përkohëshëm? Çfarë pritet të ndodhë që KLP-ja e cila nuk po formohet, të formohet në vazhdim? Sot veç po tentohet që kryeprokurori të bëhet kurban në themelet e një gërmadhe të re të një sistemi dhe kryeministri sundues të cilit prokurori i duhet për punët e veta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.