E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryetari i PD nuk do ta mbrojë Teatrin…
Sot

Kryetari i PD nuk do ta mbrojë Teatrin…

Gent Kaprata

Kryetari i PD nuk do ta mbrojë Teatrin… sepse ndryshe do të ishte shprehur kështu:
1- PD është një parti konservatore dhe kerkon me forcë nga qeveria që një ndertesë e tillë të konservohet për të ruajtur memorien historike të shtetit shqiptar. Godina e Teatrit perfaqeson një objekt që perfshin një set arsyesh rhistorike dhe arkitektonike, për të cilat ajo duhet ruajtur per brezat e ardhshëm, pavaresisht kostove për buxhetin publik.

2- PD është një parti që mbeshtet parimet e tregut të lirë dhe refuzon me forcë perpjekjet per ta dëmtuar atë me praktika oligarkike, sikurse është ajo e ndertimit të kullave dhe shkaterrimit të teatrit. E gjithë praktika shkel disa ligje të vendit dhe kjo tregon nivelin e ulët të ligjzbatimit nga qeveria shqiptare, por edhe që demtojne konkurencen e lirë dhe barazine e individit dhe kompanive ne treg. Per më tepër projekti demton pronën publike, që sipas Kushtetutes është po aq e vlefshme sa prona private.

3- PD eshte nje parti qe mbeshtet te drejtat themelore te individit, sikurse eshte edhe e drejta e prones dhe e zhvillimit te saj ne menyre te barabarte, dhe kjo arrihet vetem nepermjet nje zhvillimi te mbeshtetur ne nje planifikim territorial e urban ne procese demokratike dhe gjitheperfshirese. Afera e teatrit nuk mbeshtetet te plani I sapo miratuar I Tiranes, dhe kjo e ben ate nje vendimarrje preferenciale te autoriteteve ne dem te qytetareve te Tiranes.

Per keto arsye dhe te tjera te papermendura ne kete deklarate, PD i kerkon te gjithe qytetareve ti bashkengjiten protestes se ligjshme te artisteve dhe qytetareve ne mbrojtje te Teatrit. Qe sot I gjithe grupi parlamentar dhe kryesia e PDs do behen pjese fizike e protestes, deri ne detyrimin e Qeverise per ta mderprere kete loje te shemtuar ne dem te qytetareve dhe vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.