E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryetarja e PD në Ulëz flet për sulm politik: Kam frikë për jetën
Politikë

Kryetarja e PD në Ulëz flet për sulm politik: Kam frikë për jetën

Sulm politik e ka quajtur kryetarja e PD-se ne Ulez djegien e dy automjeteve qe kishte ne pronesi. Ngjarja e ndodhur prane baneses, ku makinat ishin parkuar e qe sipas saj i kane vene flaken qellimisht.

makina-ulez

 

Gjelina Kalthi, e cila eshte njeheresh edhe administratore e Njesise Administrative Ulez, ne Bashkine Burrel ka thene ne nje prononcim per BalkanWeb se ditën e djeshme ka qenë në mbledhje të kryesisë së PD-së së bashku me bashkëshortin e saj.

gjelina

“Pasi mbaruam mbledhjen u nisem drejt Ulzës në njësinë administrative Baz. Në bashkëinë e Matit jam ndalur me bashkëshortin dhe kemi darkuar te një kushëri i imi rreth orës 12 të natës kemi shkuar në shtëpi në Ulëz dhe para pallatit parkuam makinat si gjithmonë. Aty na bëri përshtypje që para pallatit nuk kishte asnjë makine të parkuar. Kjo na bën të mendojmë që është një skenar përgatitur politikisht dhe ndihemi të rrezikuar për jetën.”-tha ajo.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.