Kthimi i ligjit për Teatrin nga Meta, Patozi: Refuzimi i Presidentit betejë e vogël, por nuk quhet luftë e fituar
Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjin për Teatrin, duke sjellë reagime të shumta.
Ka qenë dhe ish-deputeti Astrit Patozi, i cili ka reaguar për këtë vendim të Metës duke thënë ka bërë një mirë që e ktheu ligjin.
“Por problemi eshte se refuzimi i Ilir Metes eshte nje beteje e vogel, me te cilen nuk mund te quhet e fituar lufta. Sepse i bie ai qe te kete shpetuar vetem gushtin nga fadromat mbi teatrin, por shtatori vjen gjithmone shpejt. Dhe kete e dine te gjithe, qe nga ai qe shpalli sot dekretin, e deri tek punetoret e skenes dhe pastrueset e teatrit”, shkruan më tej Patozi.
Postimi i plotë
“LUFTA” SHTYHET PËR NË SHTATOR
Ilir Meta beri mire qe e ktheu ligjin per teatrin. Nuk po i futem arsyeve kushtetuese dhe juridike, por ne finale, kjo qeveri ka nevoje qe here pas here dikush t’ia ndale revanin e vet, ne ate qe cfare i sheh syri i ze dora.
Edhe sikur presidenti te mos e kete kthyer fare per kete shkak, por per te dhene nje mesazh tjeter, ai prape eshte nje gjest qe ia vlen.
Por problemi eshte se refuzimi i Ilir Metes eshte nje beteje e vogel, me te cilen nuk mund te quhet e fituar lufta.
Sepse i bie ai qe te kete shpetuar vetem gushtin nga fadromat mbi teatrin, por shtatori vjen gjithmone shpejt.
Dhe kete e dine te gjithe, qe nga ai qe shpalli sot dekretin, e deri tek punetoret e skenes dhe pastrueset e teatrit.
I vetmi qe nuk kupton asgje ne kete histori eshte ai qe paralajmeron lufte civile, i cili sot pasdite duhet te kete marre fryme i cliruar, qe te pakten veren mund ta haje rehat dhe t’i beje ku te doje pushimet.
Kur te kthehet pastaj, ka vetem dy mundesi: Ose te rrembeje armet, ose te hakerrehet prape, siç beri me Fatmir Xhafen.
Te cilit i tha se do te kalonte vetem mbi trupin e tij per te shkuar ne zyre.
Deri tani Fatmiri ka kaluar vetem dy here…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



