E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ku është prokuroria? Lumi na nxori lakuriq
Uncategorized

Ku është prokuroria? Lumi na nxori lakuriq

Përmbytjet e fundit që ndodhën në Shqipëri jo vetëm na treguan mërinë e mëmës natyrë ndaj mënyrës së pamëshirmshme se si e kemi keqtrajtuar në këto 27 vite, por na nxorri lakuriq edhe një anë tjetër; atë të shpërdorimit të fondeve publike në kurriz të taksave dhe sigurisë së qytetarëve. Vetëm në dy ditë përmbytje lumi mori me vete dy ura të ndërtuara në vitet e fundit, duke nxjerrë në shesh babëzinë dhe vjedhjen pa kriter të taksave të shqiptarëve. Fati e desh që të ishte sot në urën e Vanës me pasagjerët e furgonit të cilët mbetën në ajër në urën gjysmë të shkatërruar, por fati nuk mund të jetë gjithmonë kaq dashamirës. Ndërkohë që ditën e djeshme ura që lidh Fushë-Krujën me zonat përreth përfundoi në lumë.

Nëse do të ishim një shtet serioz Prokuroria tashmë duhet të ishte në punë dhe të vinte para drejtësisë të gjithë nga i pari deri të i fundit; duke filluar nga tenderuesi i rrugës, subjekti ndërtues, e deri te supervizori i urës i cili nuk mund të hedhë asesi firmën nëse objekti nuk përmbush të gjitha kriteret e ndërtimit. Të paktën kështu funksionon në të gjitha vendet ku drejtësia funksionon. Marr këtu edhe shembullin jo të largët të një tërmeti të fuqishëm që goditi Greqinë, ku shteti jo vetëm u vu në lëvizje për të ndrequr dëmet por edhe për të vendosur para bangës së akuzës përgjegjësit e katastrofës. Nëse në Shqipëri do të vazhdojmë me të njëjtën papërgjegjshmëri, ku dielli i së nesërmes do të mbulojë zullumin e së sotmes, atëherë rrekemi kot të bëjmë drejtësi dhe shtet.

Nëse ata njerëz fatlumë shpëtuan sot, kjo nuk mund të thuhet për të nesërmen. Faktet janë aty, në mijëra hektarë tokë të përmbytura, në biznese të përmbytura, në banesa me orendi të dala jashtë përdorimit; në familje që pasurinë ua mori shiu i dy ditëve. Dhe kjo nuk do Vetting për të vënë drejtësinë në lëvizje. Nëse do të vazhdojmë akoma me histori të tipit se “unë kam bërë më shumë se paraardhësi im, se paraardhësi im e la me kaq hektarë përmbytje Shqipërinë dhe unë e pakësova me kaq”, kjo vetëm sa na bën qesharak. / Opinion

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.