I urrej shkrimet e pasvdekjes… Ndaj, le te duhemi pak…
Enkelejda Veliu
Ku ishin miqte, kur Arlinda kishte nevoje…???
Kudo, elegji per Arlinden..gazetaren, e cila u vetehodh…
Mezi kane pritur te ndodhte???
Sepse vetem kur ndodhin gjema, plasin shkrimet…
Ku ishin miqte, kur Arlinda kishte nevoje…???
Kush ia tha fjalen e mire…?
Kush i dha borxh, nese i duheshin leke?
Kush e vleresoi dhe i dha doren..?
Kush pati kohe, ta degjonte e nderkohe ti fshinte lotet..?!
Patet kohe, per shkopinjte nen rrota..
Dhe mos thoni …Po..e beme
Nese do ta kishit bere ju, miqte e saj, ajo do te ishte , me se paku e lumtur…
Dhe nje njeri i lumtur, nuk zgjedh te vdese….
E vrate cdo dite…
Ndoshta vdiq, se askush nuk pati 5 minuta kohe ta degjonte dhe te perkthente shpirtin e saj te trazuar..
Dhe indiferenca vret…
I urrej shkrimet e pasvdekjes…
Ndaj, le te duhemi pak…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




