Ku ka vendim gjykate konfidencial per parate publike?!!!
Vendimi për çështjen e dëmshpërblimit me rreth 140 milionë euro të Becchetti-t është marrë dhe u është bërë i ditur paleve të interesuara. ( poshtë keni linkun). Sido qoftë vendimi, ai duhet të bëhet publik, aq më tepër nëse vendimi është negativ për qeverinë, dhe ka shumë gjasa të jetë i tillë . Qeveria ka detyrimin absolut të sqarojë opinionin publik për këtë.
Qeverinë e detyron ligji për të dhënë informacion, sepse është një vendim që ngarkon shtetin shqiptar me borxh, kësisoj prek xhepat e të gjithë shqiptarëve . Informimi i publikut është detyrë dhe përgjegjësi drejtpërdrejtë e kryeministrit.
Nuk e kuptoj hezitimin që kanë gazetarët për tu informuar rreth çështjes. Mjafton një telefonatë gjykatëses së çështjes , për tu informuar nëse vendimi për këtë çështje është marrë. Nëse vendimi është marrë ata duhet t’ia kërkojnë menjëherë qeverisë të zbardhë vendimin.
Arsyetimi i kryeministrit mbrëmë në emisionin “Opinion” se vendimi eshte konfidencial është jo vetëm mashtrim i hapur, por edhe një vepër e dēnueshme me ligj. Ku ka vendim gjykate konfidencial per parate publike?!!!
https://icsid.worldbank.org/en/Pages/cases/casedetail.aspx?CaseNo=ARB%2F15%2F28
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



