E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ku ta dija unë i shkreti”, gjyqtari Metalla reagon me poezi pas shkarkimit nga KPK: Mora pushkën…
Sot

“Ku ta dija unë i shkreti”, gjyqtari Metalla reagon me poezi pas shkarkimit nga KPK: Mora pushkën…

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin e gjyqtarit Ervin Metalla.

Vendimi erdhi pasi gjyqtari, rezultoi se gjyqtari kishte kryer një seri transaksionesh për blerjen e një apartamenti dhe një garazhi në vitin 2007 në Tiranë.

 

Ervin-Metalla-480x400

Metalla e kundërshtoi këtë vendim, por KPK vendosi që ta shkarkojë nga detyra. Gjyqtari i Apelit Tiranë ka reaguar me anë të një poezie në rrjetet sociale pas vendimit për shkarkimin  e tij.

Ai ka zgjedhur poezinë “ Ku ta dija unë i varfri”, për të reaguar në lidhje me vendimin që u morë kundrejt tij.

KU TA DIJA UNE I VARFRI

Mora pushkën dola malit,

Të luftoja për atdhe,

Ku ta dija unë i varfri,

Se armiku ishim ne.

Mora pushkën, dola malit

Të luftoja per liri,

Ku ta dija une i shkreti

Se armiku ishe ti.

Mora pushkën dola malit

Të luftoja ne furtunë;

Ku ta dija une i ngrati

Se armiku isha unë.

metalla

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.