E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kufjet e reja të Google përkthejnë çdo gjuhë në kohë reale
Uncategorized

Kufjet e reja të Google përkthejnë çdo gjuhë në kohë reale

Google ka ndërtuar një palë kufje që mund të përkthejnë gjuhë të huaja në kohë reale.

Ato përkthejnë dhe ju mundësojnë të flisni në gjuhë të huaja, dhe dhanë një rezultat mbresëlënës në një demo në eventin e lançimit të organizuar nga Google këtë javë, duke bërë të mundur që një folës anglez të mbajë një bisedë të qetë me një suedez.

Kufjet wireless do të mbështesin 40 gjuhë kur të lançohen muajin e ardhshëm, duke kushtuar  159£.

Ato do të jenë në dispozicion në 3 ngjyra, të zeza, të bardha dhe blu.

Kufjet , natyrisht, mund të luajnë muzikë dhe të jenë të pajisura me një touchpad pa tel në bishtin e djathtë, të cilin mund ta rrëshqisni për të rregulluar volumin, për të shkuar përpara si dhe të luani dhe të ndaloni audion.

Google thotë se këto kufje janë në përputhje me Pixel dhe telefonat Android që ekzekutojnë versionin 7.0 Nougat ose më lartë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.