Kujtim Gjuzi, ftesë Berishës/ Basha nuk regjistrohet në zgjedhje, priji opozitës
Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ka reaguar për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Gjuzi thotë se PD me kryetar zyrtar Lulzim Bashën nuk regjistrohet në zgjedhjet vendore.
Për këtë arsye, ai i bën ftesë Sali Berishës që t’i prijë opozitës.
“Partia Demokratike përfaqësuar në Gjykatë me Kryetar Lulzim Bashën përfundimisht nuk regjistrohet për Zgjedhje 14/05/2023 Ftoj: Rithemelimin PD Sali Berishën, priji Opozitës!”, shkruan ai.
Kujtojmë se kreu i KQZ, i dha 48 orë kohë Lulzim Bashës si kryetar zyrtar të PD-së të plotësojë dokumentacionin për regjistrimin e PD-së.
Kjo pasi vetë Basha nuk e ka dhënë asnjëherë zyrtarisht dorëheqjen, ndonëse e deklaroi publikisht me zë e figurë se do ta bënte atë një vit më parë.
Por pa u plotësuar 48 orë, Alibeaj e ka ankimuar këtë vendim në KAS dhe ka refuzuar të plotësojë dokumentacionin.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


