E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kumbari, rrugën e fundit e bëri natën dhe në heshtje
Uncategorized

Kumbari, rrugën e fundit e bëri natën dhe në heshtje

Varrimi i Totto Riinës është bërë në një kohë shumë të shpejtë, i blinduar dhe me praninë e familjarëve të bosit të Cosa Nostras. Varrimi i tij është kryer gjatë natës, me qëllim shmangien e çdo gjeje të keqe që mund të pritej ndaj familjarëve të bosit famëkeq.

Në varrezat e “Corleone”, gjithashtu u montuan edhe fenerë, ndërsa një kordon policor mbante larg gazetarët kuriozë dhe ndonjë tjetër të interesuar.

Pro mbrëmë, çuditërisht, makina e funeralit nga Parma, shoqëruar nga disa prej të afërmve të bosit, hyri në tragetin Napoli-Palermo. “Kjo është arsyeja pse ne duhet të grumbullohemi këtë mëngjes”, shkruajnë mediat italiane.

Nuk do të ketë funeral publik. Herët në mëngjes, trageti që mbante arkivolin e Totto Riina, zbarkoi në portin e Palermos rreth orës 06:38. Të gjithë në heshtje. Pas kësaj, kortezhi do të hyjë në një nga rrugët kryesore të “Corleone” për të shkuar në varreza.

Një rrugëtim që nuk mund të kalojë pa u vënë re. Ajo që mbetet enigmë është një shënim në dyqanin ku ekspozohen pikturat e vajzës së tij, që është mbyllur me shënimin për disa ditë feste. Një feste e çuditshme për të gjithë ata që e dinë rreth zisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.