E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Kunati më futej i zhveshur në shtrat”, 25-vjeçarja: Dy vajzat e mia ishin prezente, edhe vjehrri më prekte…
Uncategorized

“Kunati më futej i zhveshur në shtrat”, 25-vjeçarja: Dy vajzat e mia ishin prezente, edhe vjehrri më prekte…

Në studion e emisionit “Fol me psikologen” është trajtuar rasti i një nëne të re e cila është ngacmuar seksualisht për disa vite nga vjehrri dhe kunati.

25-vjeçarja është larguar nga banesa, ka marrë një urdhër mbrojtje dhe nuk dëshiron të ketë më asnjë raport me bashkëshortin i cili nuk ka arritur dot të mbrojë atë dhe 2 vajzat e mitura.  Vogëlushet kanë qenë prezente në skena të tilla ku nëna ngacmohej me fjalë dhe prekje fizike nga gjyshi i tyre, por ato kanë qenë dëshmitare edhe kur xhaxhai i tyre i futej nënës plotësisht i zhveshur në shtrat.

99 (1)

Aktualisht ajo është strehuar tek disa të afërm dhe për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike ka telefonuar psikologen Ervisa Lula. Autorja e programit Lula ka ndarë detaje të kësaj bisede në studio të cilat janë vërtet tronditëse.

Së bashku me psikologen e ftuar Almeida Xhaferin kanë analizuar situatën në të cilën kjo grua ndodhet dhe 2 vajzat e saj të mitura që janë të traumatizuara për shkak të skenave që kanë parë. Më pas ato kanë folur për ngacmimet seksuale në punë, duke theksuar pasojat e rënda që kanë këto sjellje denigruese për figurën e individit që bie pre e tyre.

Në emision janë trajtuar edhe denoncimet e bëra prej studentëve të cilët thonë se profesorët në universitete kërkojnë favore seksuale në këmbim të notës, një fakt shumë i rëndë ky i bërë tashmë publik edhe me emra konkret profesorësh.

Burimi:GSH.al

 

 

Për të marrë në kohë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.