E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kur do të marrë fund izolimi fatal i Tropojës!?
Sot

Kur do të marrë fund izolimi fatal i Tropojës!?

-Tropoja sot ndonëse është në zemër të trojeve etnike Shqiptare është jo vetëm e margjinalizuar padrejtësisht por dhe e izoluar me pabesi! Nuk kam qëllim të investigoj aresyet dhe personat pergjegjës të këtij izolimi por dua të shoh nga e ardhmja e vendlindjes ku mund ti vijë ndonjë shërim!

Po i qasem pak historisë së largët e cila shpjegon pa koment dashakeqësinë e sotme ndaj Tropojës! Qe në shekullin e 18-te Lugina e Lumit Drin e cila permes Tropojës lidh Kosovën me detin Adriatik ishte projektuar jo vetëm si aks rrugor por dhe trase hekurudhore nga Austro-Hungaria! 

Per arsye që i aresyeton dashakeqësia jo vetëm kjo nuk ndodhi por tani në milieniumin e ri kur ne po lidhim Nishin me Durrësin nuk lidhim Tropojën me pjesën tjetër të Atdheut! Korridori Adriatik-Alpe ngeli një vegim dhe një premtim elektoral, ndërsa Tropojanët duhet të kalojnë 4 procedura rutinë doganore për të shkuar deri në Kukës! 

Tmerr dhe paradoks! 

Ndaj sot duhet ti jepet fund kësaj masakre të pakuptim duke shkurtuar apo ridimensionuar aksin rrugor Kukës-Has-Tropojë apo dhe ti qasemi ndërtimit të udhës strategjike Tropojë-Shëngjin përmes luginës së Drinit! Kam info… se ka një plan aktual shtetëror për të konsideruar këtë nevoje ekonomike, njerëzore e strategjike dhe nga kush’doqoftë do ishte e mirpritur siç u mirprit dhe investimi i qeverisë i cili rikrijoi modernisht qytetin e Bajram-Currit!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.