Kur do të zhvillohet protesta e radhës para PD-së? Berisha flet nga banesa: Do rikthehemi sa më parë në betejën tjetër
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë deklaratën e fundit për mediat pranë banesës së tij, në përfundim të protestës para PD-së ku u shënuan incidente të dhunshme.Në rast se nuk arritëm maksimumin, arritëm të dëshmojmë organizimin tonë, vendosmërinë tonë para shqiptarëve dhe gjithë botës se armiku më i egër pas Enver Hoxhës i pluralizmit politik është Edin Kristaq Rama dhe pengu i tij Basha. Miqtë e mi ju e patë vetë se si shpalosi Edi Rama skenarin e tij kundër pluralizmit politik në Shqipëri dhe PD. Sot gjithcka doli e qartë si në dritën e diellit, por kjo betejë tregon për të gjithë ne njerëzit e lirë se rruga që kemi për të bërë nuk është një rrugë e lehtë, se ajo kalon përmes sakrificave. Është një rrugë e sukseshme dhe fitimtare. Sot në dëshmuam se jemi opozita e vërtetë e këtij vendi. Prej kohësh ju kam deklaruar se ky është një revolucion i pandalshëm, ky ndalet vetëm me përmbysjen e narko-shtetit. Cfarë synon? Synon rikthimin në pushtet të PD përmes votës së lirë. Në 3 muaj kohë ne rikthyem voton e lirë në PD, tani mendojnë se mund të mbajnë të mbyllur në bunker Edi Rama me Lul Bravën. Kurrë. Ndaj le të shpërndahemi me betimin për të kthyer sa më parë në betejën
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



