Kur Komandanti tradhëton ”ushtarët ”
Rama – Ramushi dhe Medalja e Francës mes tyre
Ka njerez që gjatë jetës së tyre u ka mjaftuar qoftë edhe një gjest, një veprim apo edhe një fjalë a qëndrim i vetëm per të hyrë krenarë e të respektuar në historinë e Kombit të tyre,sikurse e kundërta për të qenë perjetësisht të baltosur përpara popullit e Kombit të vet..
Ja t’ ju sjell një shembull tipik i cili nuk ka fare nevojë per komente të tepërta e që tregon qartë si drita e diellit cektesinë politike , cmirën dhe egoizmin përsonal përpara qellimeve të larta e të shenjta të Kombit të tij…por edhe shqiptarizmin e patriotizmin fals të Kryeministrit të sotëm të 1 milion shuplakave Edi Rama.
Nëse do ishte kthjelluar qoftë edhe sa një njeri normal, sa një shqiptar e patriot i ndershem, e nëse do ti ishte dhimbsur sadopak Kosova martire e vrarë dhe e grire ndër dekada nga Serbia ” Atdheu” i sivëllait të tij Vucicit ..por edhe e shitur dhe e tradhëtuar kushedi sa here në këtë 100 vjecar të fundit prej Frances mikes së Serbise dhe medaljedhënësese se tij..e pengmbajtëses së njërit prej figurave legjendare të popullit kosovar në luftën kundër sadizmit e genocidit serbo Ramush Haradinajt Kryeministri ynë ”pompoz”me një gjest prej të mencuri e patrioti real…mund të kish fituar aq shumë kredo , besim, respekt e mirënjohje nga të gjithë shqiptarët në mbare boten sa s’ ja merr dot mendja !
Mjaftonte një kushtëzim ose një refuzim i Medaljes Franceze nga një vend që mban peng një bashkëpatriot jo dosido të tij….sepse është llogjikë që një Komandant nuk mund të varë në qafë një Dekoratë dhënë nga një vend që i ka burgosur ushtarët e tij.
Rama nuk do të kishte më nevojë për të fituar as edhe një betejë të vetme politike me cilindo prej kundërshtarëve te tij.
Rama nuk e bëri dhe nuk mund ta bëjë dot këtë sepse në mentalitetit e tij çdo gjë personale nisur që nga pikturat, batutat, sharjet, ofendimet, rrugaçeritë, prapa skenat, pabesitë , tradhetite , miqesite e shtirura , antishqiptarizmi, egoja per para e pushtet, aventurat e çmenduritë e tij të perditeshme…nuk ka egzistuar e as qe mund te egzistoje kurresesi e kunderta, Atdheu, Kombi, Shqiperia. Mbi të gjitha respekti për gjakun shqiptar!
A.R.DOSTI
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


