KUR LINDI PARTIA…/ Ilir Seci
Sot asht 8 Nentori – nji nga datat ma të zeza ne historine e kombit tone. Eshte nga datat ma të zeza sepse me 8 Nentor 1941, dy serbë, Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, sollën në Tiranë faren e komunizmit kominternas, duke ngjizur Partine Komuniste Shqiptare.
Mbas shekujve perpjekje per të na zhbirë e shkaterruar si komb, fqinjet tane antishqiptare, ma në fund e gjeten nje menyre shume efikase per te arritur qellimet e tyre… Krijuan PKSH!
Fale Partise Komuniste, serbet arriten te vrasin, burgosin, internojne dhe dëbojne mbare eliten e kombit tone. Ato mynxyra qe kreu ndaj shqiptareve Partia Komuniste e Enver Hoxhes, serbet as nuk kishin guxuar ti enderronin. Komunizmi i sjelle nga Beogradi, perveç vrasjeve e bugosjeve, internimeve dhe luftes se klasave, shkaterroi ekonomine, duke vjedhur pasurine e klases se pasur shqiptare, duke kryer shpronesimet, vjedhjen e floririt dhe grabitjen e tokave.
Per 47 vjet sundim total te kesaj force djallezore, Shqiperia u katandis aq keq ekonomikisht, saqe ne vitin 1991, kur ma në fund ra Blloku Lindor, njerezit nuk lane menyre pa tentuar qe te iknin nje ore e me pare nga Atdheu i tyre. Mesyne ambasadat, rrembyen anijet, nga kufiri, nga portet shqiptare, ngado drejt brigjeve te Italise, ne ate kohe u krye nje Eksod i permasave apokaliptike. Eksod i atille ishte pare e degjuar vetëm ne koherat biblike!
Eksperimentet e perbindshme tip – “Qeni i Pavlovit” – qê u kryen çdo fushe te jetes gjate atyre 47 viteve izolim, arriten te shkaterrojne çdo vlere tradicionale te kombit tone. Eksperimentimet me ekonomine, me kolektivizimet famekeqe e varferuan popullin deri ne ate skaj, saqe e kthyen shqiptarin ne banorin me nevojtar te Ballkanit. Kur erdhi viti 1991 shqiptari i varferuar doemos qe u be hyzmeqari i fqinjeve qe kishin investuar per kete ditë. Synimi ishte qe Shqiperia dhe shqiptaret te defaktorizoheshin ne rajon. Te mos arrinin kurre qe te ndergjegjesohen per forcen e tyre. Qe shqiptaret te ktheheshin ne qytetare te dores se dyte ose te trete ne rajon. Dhe gjithe kete e realizoi me se miri pjella e ngjizur nga Popoviçi dhe Mugosha, me 8 Nentor 1941. Mund te thote ndokush qe nuk ka pasur te papune ne ate kohe, qe u ndertuan rruge dhe u bene bonifikime. Pune shteti krijonte sipas parimit – “Bejme sikur paguajme.” – vetem e vetem qe ti mbante njerezit te zene me diçka. Fakti qe kooperativat e asaj kohe, ne dy te tretat e vendit merrnin me pak se 30 lekë te vjetra ne dite, flet vete. Rruge, shkolla e tjera diktatura i ndertoi sepse donte të dominonte vete kudo cep me cep te vendit. “Elektrifikim plus kolektivizim, barabarte me Socializem!”- siç porosiste Lenini…
Terrori i Sigurimit te Shtetit i çnjerëzoi shqiptaret duke i bere njerez qe i trembeshin edhe hijes se vet. As ne familje njeriu nuk ndjehej me i sigurte. Babai i druhej nenes dhe femijeve, vellai i druhej vellezerve, motra motrave, kusherinjtë kusherinjve. Diktatura inkurajonte shembujt e pioniereve qe spiunonin prinderit, i shperblente shembujt e te rinjve qe denonconin familjen e vet. Dihet qe familja eshte qeliza baze e shoqerise dhe ata qe duan te shkaterrojne nje shoqeri e arrijne ate gje duke shkaterruar pikerisht familjen. Ne perpjekjet e tyre per te zhbërë ADN tone si komb, komunistet nuk lane prove pa bërë. Morali njerezor dihet qe është ngritur duke u mbeshtetur ne dy Shtylla baze ; Edukimin dhe Besimi… Edukimin ne shkollat e diktatures e instrumentalizuan permes ideologjise duke i kthyer shkollat ne Lavazhe Publike per
Shplarje Truri kurse Besimin, Besimin e ndaluan fare. Feja u shpall armike e masave dhe u ndalua me ligj. Monstrumi qe doli nga kjo faze eksperimetesh te papara pati emrin : – “NJERIU I RI” – vepra me madheshtore e Partisë. Njeriu i Ri i dehumanizuar, pa Besim dhe i formuar ne nje Edukim qe konsistonte ne shplarje truri permes lavazheve te Partise. Kur ra Blloku Lindor, PPSH-ja, qe kishte planfikuar zgjidhje edhe per ate dite, nxori nga prapaskena aktore te rinj. Parti te reja u krijuan mbas 1990… Mjeshtrat e kulisave u kujdesen qe secila te kishte elemente te desantuar aty nga Partia Nene. Per te ruajtur sundimin e tyre neokomunistet fabrikuan katrahuren e quajtur tranzicion duke krijuan nje mish-mash social… Nje mish-mash qe ngjan me nje mundim Sizifian per çeshtjen e pronave dhe ish-pronareve te ligjshem, mundim qe ka per te zgjatur perjetesisht… “Ujku mjegull do.” – thote fjala e urte, fjale që u kthye ne parim pune për të gjithë pasardhësit e partise së lindur me 8 Nentor 1941, parim që po zbatohet me sukses edhe mbas ndryshimeve të së ashtëquajturës Demokraci…
ILIR SECI
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



