E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kur qeveritë do ta dëgjojnë njeriun, para se ky të kapë gurët?
Sot

Kur qeveritë do ta dëgjojnë njeriun, para se ky të kapë gurët?

Si është e mundur? Konflikti social dhe rezistenca sociale: një realitet krejt normal për një shoqëri të sotme, kthehen te ne:

1. Ne shkopa gome dhe gure midis protestuesve dhe policise.

2. Ne debate që degjenerojnë në sharje e fyerje në kuvend.

3. Në thirrje për mosbindje civile e mitingje që opozita premton e nuk organizon.

4. Në emisone në tv. Komente. Kaq.

Dhe jeta vazhdon mes degradimit, mizerabilitetit dhe kotesisë.

Kur do të mendojmë ndryshe, ta mendojmë ndryshe Shqipërinë?

Ta mendojmë ndryshe veprimin social?

Kur qeverite do te degjojne njeriun para sesa ky te mos kete rruge tjeter vec kapjes se gureve?

Kur do të arrijme që ndryshimin ta bëjmë me anë të opinionit publik që është fjala?

Kur dhuna do të largohet nga Shqipëria ku gurë mbi policet dhe shkopa gome mbi qytetarët, nuk do të na mbajnë në gjendje barbare, parademokratike?

Kush na hedh në kaos e dhunë, atje ku argumenti hesht? Ku fjala bëhet e tepërt?

Kur do ta mendojmë këtë një herë pa humbur mes flakëve, shkopave, gurëve?

Kush po n’a bllokon mendimin ndërkohe përsëri dështuam të bëhemi shtet?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.