E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kurimi i ish-zv/ministres Mira Rakacolli 80 mln lekë nga Rama
Sot

Kurimi i ish-zv/ministres Mira Rakacolli 80 mln lekë nga Rama

2000 pacientë  kërkesa emergjente ndodhen në sirtarët e Ministrisë së Shëndetësisë

Mira Rakacolli me keyeministrin Edi Rama

Landi Çela| opinion| Publik.al

Më 25 shtator 2025, qeveria shqiptare firmosi Vendimin nr. 538 duke i dhënë 50 milionë lekë nga taksat e popullit ish-zv/ministres së Shëndetësisë, Mira Kapisyzi-Rakacolli, për “trajtim shëndetësor jashtë vendit”.

Kjo nuk është histori për një qytetare të thjeshtë që lufton për jetën, por për një ish-zyrtare të lartë, bashkëshorte e ish-drejtorit të spitalit “Shefqet Ndroqi”, e cila zotëron klinika private, laboratorë dhe biznese me të ardhura milionëshe. Një grua e pasur, me akses në çdo shërbim shëndetësor privat, që gjithsesi zgjedh të kurohet me paratë e njerëzve të varfër.

Ndërkohë, mbi 2000 kërkesa emergjente ndodhen në sirtarët e Ministrisë së Shëndetësisë e të Kryeministrit: prindër që luten për fëmijët e tyre, të rinj që rrezikojnë të mbeten të paralizuar, pacientë që presin ndihmë për të mos humbur jetën. Për ta nuk ka fonde. Nuk ka vendime qeverie. Nuk ka asnjë reagim. Ka vetëm bamirës alla  Elvis Naçi që në fillim i telendis në publik pastaj i ndihmon në fund të emisionit.

Por për Rakacollin ka gjithçka: në korrik 2023 ajo kishte marrë edhe 30 milionë lekë të tjera për kurim jashtë vendit (Vendimi nr. 441). Në total: 80 milionë lekë para publike për të njëjtën ish-zyrtare, në dy raste të ndryshme. Askush nuk është kundra ndihmës edhe për zonjën Rakacolli por shëndeti i saj është i barabartë me 2000 fakirët qe presin ne syrtarin e Ramës pér ndihmë.

Ironia e zezë? Çeku i dytë prej 50 milionësh u firmos ditën kur Rama e shkarkoi nga posti. Ministrja e re, Evis Sala, e nisi mandatin duke vulosur këtë favor të turpshëm.

Ky është realiteti i Shqipërisë: ku fëmijët e varfër vdesin pa kurim, por ish-funksionarët milionerë kurohen me paratë e popullit. Një akt i turpshëm, cinik dhe i pamoralshëm. Dhe më e rënda  asnjë ndjesë, asnjë shpjegim, vetëm heshtje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.