Kush e minon nga brenda ish Partinë Demokratike? Demokrat pa primare është si të jesh ari pa lesh!
Akademiku Artan Fuga përmes një postimi në rrjetet sociale ka analizuar situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike. Fuga shkruan se kjo parti po minohet nga brenda, ndërsa shton se dramatikja, në mos them tragjikja te Partia Demokratike ka qenë që brenda saj ka pasur si traditë dashje pa dashje e një tejkalimi të drejte ndaj të tjerëve.
“Mbetet për t’u sqaruar nga ata që duan të rishkruajnë historinë e shqiptarëve të sqarojnë se ku ngjan 21 janari me 8 janarin. Dikur më 21 janar u tejkalua e drejta nga brenda jashtë dhe pa asnjë nevojë u bënë katër viktima nga manifestuesit jashtë. Një tejkalim që rrënoi në atë kohë reputacionin e partisë demokratike dhe të kryetarit të asaj kohe.
Më 8 janar ndodhi tejkalimi i së drejtës sepse pa asnjë nevojë, po fare, nga brenda jashtë pa asnjë nevojë u përdor teneqe, hekur, shkopa, sidomos gaz, gaz, gaz, kundër atyre nga jashtë.
Kush e minon nga brenda ish partinë demokratike historikisht?
Dramatikja, në mos them tragjikja te partia demokratike ka qenë që brenda saj ka pasur si traditë dashje pa dashje e një tejkalimi të drejte ndaj të tjerëve.
Mbetet për t’u sqaruar nga ata që duan të rishkruajnë historinë e shqiptarëve të sqarojnë se ku ngjan 21 janari me 8 janarin.
Dikur më 21 janar u tejkalua e drejta nga brenda jashtë dhe pa asnjë nevojë u bënë katër viktima nga manifestuesit jashtë. Një tejkalim që rrënoi në atë kohë reputacionin e partisë demokratike dhe të kryetarit të asaj kohe.
Më 8 janar ndodhi tejkalimi i së drejtës sepse pa asnjë nevojë, po fare, nga brenda jashtë pa asnjë nevojë u përdor teneqe, hekur, shkopa, sidomos gaz, gaz, gaz, kundër atyre nga jashtë.
U rrënua reputacioni i këshillit kombëtar, deputetëve dhe i kryetarit të ish partisë brenda asaj ndërtese.
Kot, fare kot.
Më pas historianët do ta gjejnë, jo tani tani, por pas njëmijë vjetësh, se tani nuk kanë këllqe, kush del nga kontrolli gjithmonë brenda partisë demokratike? Si është e mundur që ka gjithmonë forca nga brenda që rrënojnë kryetarin ? Ka një “dorë” brenda saj që rrënon partinë demokratike? Ka njerëz që gjoja e mbrojnë me mjetet që nuk duhet, dhe forcojnë ata që janë jashtë kundër atyre që janë brenda?
Këto pyetjet hëpërhë!
gaz, gaz, gaz!
Dhe tani për të mbështet kryetarin e ish partisë demokratike çfarë gallate 🙂 mobilizohet policia, mediat e shituar apo të blera, ku e di unë, lloj lloj opinionistësh që disa prej tyre ja fusin aq kot sa më shumë punë prishin se ndreqin,, etj.
Sa më shumë ndihmë nga jashtë vetes që i jepet kryetarit të ish partisë demokratike, aq më shumë i rënohet reputacioni te baza e elektoratit të saj, te militantët dhe te zgjedhësit.
Po a e kupton ai se?
Zoti Edi Rama e ka kuptuar prej kohësh dhe gjithmonë e merr në mbrojtje me ligjërime në fushata elektorale, me paternalizëm në Kuvend, me polici, me ç’mundet, sepse ashtu e minon keq e më keq!
E “përkrah” që ta rrënojë! 🙂
Tragjikja e komikes dhe komikja e tragjikes në politikën tonë të shkretë!
Të mos përkrahet bie në gjendje të lirë, të përkrahet rrënohet!
Sikurse thoshte ai dikur, kjo është çështja!
Nuk është trekëndëshi i Bermudës, është ekuacioni i Shrëdingerit! Po për këtë duhet pak fizikë e bërthamës të atomit!
Shishja në shishe!
Demokratët sot do të kishin qenë fare budallenj nëse nuk do të përfitonin nga deti që u hap përpara tyre për të vendosur vetë për pushtetin lokal!
Shkoni për veten tuaj! Vetëm për veten tuaj! Zgjidhni atë që e meriton dhe ta dijë mirë që e zgjodhët ju, jo se është biri i Zotit!
Ta kuptojë e ta fusë mirë në tru a ku të dojë se duhet të jetë shërbyesi juaj, jo udhëheqësi juaj! Koha e udhëheqësve ka mbaruar. Vetëm mëndjefyellit nuk e kanë kuptuar në Shqipëri! Mjaft me egon e tyre narcisike idiote paranojake !
Dhe demokratët janë të mënçur dhe qytetarë shumë të mirë! Ata sot do ta lënë pak papunësinë ku i kanë rrasur për të zgjedhur kandidatët e tyre!
Primaret nuk janë dhuratë, ato u dhanë nga zori, dhe ne shejtanët duhet të dalim nga shishja dhe të mbyllim shishen në shishe!
Demokrat pa primare është si të jesh ari pa lesh!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



