E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush ishte Joseph Pulitzer dhe Çmimi PULITZER
Uncategorized

Kush ishte Joseph Pulitzer dhe Çmimi PULITZER

 

“Republika jonë dhe gazetaria do të ngrihen ose do të fundosen së bashku. Një media cinike, mercenare, demagoge, me kalimin e kohës do të prodhojë një publik po aq pa vlerë sa 

Në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së dhunës ndaj gazetarëve”

N ë vitet e fundit të shek ullit XIX, Joseph Pulitzer(1847-1911)ishte cilësuar si mishërimi i gazetarisë Amerikane. Hungarezi me origjinë çifute Pulitzer, një figurë e pamposhtur, gjithmonë kundër qeverisë së korruptuar, ishte më i zoti gazetar i periudhës. Një vizionar i cili e pasuroi mjaft mirë profesionin e tij.

Seymour TOPPING Administrator i çmimit

Me anë të New York World dhe St.Luis Post-Dipatch ai i dha një formë të re gazetarisë së shkruar. Ai ishte i pari që futi gazetarinë si nivel universitar në një shkollë gazetarie dhe sigurisht influenca jetëgjate e çmimeve Pulitzer në gazetari, letërsi, muzikë dhe dramë i dedikohet mençurisë së tij largpamëse. Në testamentin e tij (1904), ku ai shkroi kushtet e krijimit të çmimit Pulitzer si një nisje drejt pësosjes, Pulitzer specifikoi vetëm katër çmime në gazetari, katër në letërsi dhe dramë, një në arsim dhe katër bursa studimi. Gjatë viteve bordi drejtues i çimimit Pulitzer ka qënë vazhdimisht objekt kritikash si për çmimet e dhëna ashtu edhe për ata të padhëna. Por falë natyrës subjektive të proçesit të dhënies së çmimeve kjo është diçka e pashmangshme. Bordi nuk ka qënë kurrë i tërhequr drejt tendencave masive. Shumë(ndonëse jo shumica) nga librat e çmimeve nuk kanë qënë në listat Bestseller, si dhe shumë nga dramat ishin vënë në skena teatrore rajonale. Në gazetari shumë nga gazetat e mëdha si The New York Times apo The Wall Street Journal kanë korrur këtë çmim, por çmimi i është dhënë edhe shumë gazetave të vogla, jo shumë të njohura. Për sa i përket letërsisë me kalimin e viteve bordi është bërë gjithmonë e më pak konservativ. Në vitin 1963 juria e dramës emëroi ”Kush ka frikë nga Virginia Woolf” nga Eduard Albee, por ishte bordi ai që e deklaroi si një vepër jo në lartësinë e duhur, ku shkak për këtë u bënë diskutimet për shthurjen seksuale dhe dialogjet e ashpra që përmbante drama. Në vitin 1993 çmimi i shkoi Tony Kushner për “Ëngjëj tw Amerikws: Mijëvjeçari po afton” një dramë e cila ka për bazë problemet e homoseksualitetit dhe Sidës. Një vepër skenari i së cilës ishte i mbushur me fjalë te ndyra. Për të njëjtat çështje shijesh në 1941 bordi i mohoi çmimin Ernest Hemingway-it për veprën “Për kë bien këmbanat”, por i dha atij në vitin 1953 për veprën ”Plaku dhe deti”. Megjithatë që në fillimet i tij ky bord i ka qëndruar besnik politikës së tij të sekretit, refuzimit të debateve publike apo mbrojtjes së vendimeve të tyre. Por këto sfida nuk e zvogëluan reputacionin e çmimit Pulitzer, si çmimi më presigjoz i vendit dhe si vlerësuesi më i mirë për gazetarinë, letërsinë dhe muzikën. Çmimet janw perceptuar si një nisje e madhe drejt gazetarisë së një cilësie më të lartë dhe kanë fokusuar vëmëndjen e botës drejt arritjeve të mëdha amerikane të letërsisë dhe muzikës.

Lajmërimet zyrtare të çmimeve Pulitzer bëhen çdo Prill nga presidenti i Universitetit të Kolumbias me rekomandimin e bordit. Ky formulim rrjedh nga testamenti i Pulitzer, i cili vendos Kolumbian si vendin e administratës së çmimit Pulitzer. Në testamentin e tij Pulitzer dhuroi një shumë prej 2 milion dollarësh të cilat do të shkoinin për Shkollën e Gazetarisë, për çmime apo bursa me qëllim inkurajimi të moralit publik dhe letërsisë amerikane. Në lidhje me këtë akt ai shprehet: “Unë jam thellësisht i interesuar në progresin e gazetarisë, duke qenë se kam kaluar pjesën më të madhe të jetës në këtë profesion. Shoh gazetarinë si një profesion fisnik të një rëndësie të veçantë për ndikimin e madh që ka në mëndjen dhe moralin e njerëzve. Kam dëshirë të ndihmoj në tërheqjen drejt këtij profesioni të sa më shhumë njerëzve të karakterit dhe zotësisë. Gjithashtu ti ndihmoj të përfshirët në këtë profesion të gjejnë moralin më të lartë dhe trajnimin intelektual”. Në rrugën e tij Pulitzer nuk u ndihmua nga njeri. Ai ishte krenar që ia doli mbanë vetë dhe duhet të ketë qenë kjo luftë e tij për tu bërë një gazetar i mirë, që i dha dëshirën për të përkrahur të rinjtë e këtij profesoni.

Më shumë se 2 000 hyrje ka çdo vit në konkursin për çmimin Pulitzer, por vetëm 21 çmime jepen normalisht. Puna fillon që në fillim të vitit me emërimin e 102 gjykatësve të zotë të cilët e zhvillojnë punën e tyre në 20 juri. Ata bëjnë 3 emërime për 21 kategori të ndryshme.Më 1 Shkurt 2004 zyra administrative në Universitetin e Kolumbias mori 1423 punë në gazetari, pretendente për çmim. Këto punë merren nga botimet e përditshme të gazetave amerikane. Në Mars të çdo viti 77 botues, redaktorë, shkrimtarë dhe profesorë mblidhen në shkollën e gazetarisë për të gjykuar konkurentët për 14 kategori të gazetarisë. Nga 1964-1999 çdo juri gazetarie përbëhej nga 5 pjesëtarë. Por si pasojë e prurjeve të mëdha në 1999 juria u zgjerua në 7 anëtarë. Pjesëtarët e jurisë punojnë intensivisht duke shqyrtuar çdo hyrje përpara se të bëjnë emërimet. Që nga zanafilla e çmimit Pulitzer, kategoria e gazetarisë është zgjeruar dhe shqyrtuar vazhdimisht nga bordi, për tu mbajtur në lartësinë e gazetarisë amerikane. Çmimi për karikaturën u krijua në 1922. Çmimi për fotografinë në vitin 1942 dhe në 1968 kjo kategori u nda në çmimin për lajmin dhe rubrikën. Me zhvillimin e teknologjisë u krijua mundësia e ndërhyrjes në fotografi me anë të kompjuterit. Prandaj në 1995 bordi vendosi që asnjë hyrje e manipuluar apo e ndryshuar nga origjinali nuk do të pranohej. Çmimi për poezinë u krijua në 1922 edhe ai për krijimet joletrare në 1962. Lista e fituesve te Çmimit Pultzer ndër vite është diçka më shumë se thjeshtë një regjistër emrash apo të dhënash biografike. Është një listë emrash të njerëzve të gazetarisë, letërsisë dhe muzikës, zotësia e të cilëve i mundëson kërkuesve të gjejnë gjurmët evolucionin historik në fushat e tyre përkatëse dhe ndihmon zhvillimin e shoqërisë amerikane. Ne i detyrohemi Joseph Pulitzer për gjithë këto dhe një sërë kontributesh të tjera në cilësinë e jetës sonë.

Këta janë disa nga kategoritë e çmimit Pulitzer të vitit 2004:

1. Për shembull të dalluar në shërbimit publik gjatë përdorimit të burimeve gazetare *ske, i cili mund të përfshijë një artikull, karikaturë, fotografi apo reportazh.

2. Për shembull të dalluar në raportimin e lajmeve lokale.

3. Për raportim investigues të kryer nga një person apo grup njerëzizh,i prezantuar si një artikull i vetëm apo një seri artikujsh.

4. Për raportim shpjegues, i cili hedh dritë mbi nje çështje domethënëse dhe komplekse. Duke shfaqur zotërim të çështjes,qartësi në të shkruar dhe një prezantim të qartë të saj.

5. Për shembull të dalluar në raportimin e çështjeve kombëtare.

6. Për shembull të dalluar në raportimin e çështjeve ndër*kom*bë*tare, përfshirë edhe korrespondencën e Shteteve të Bashkuara.

7. Për kritikë të dalluar.

8. Për karakteristika të dalluara në mënyrën e të shkruarit, duke i dhënë rëndësi të veçantë cilësisë artistike dhe origjinalitetit.

9. Për shkrime editoriale të dalluara. Ku e rëndësishme është qartësia e stilit, qëllimi moral, fuqia ndikuese në publik (që duhet të jëtë edhe qëllimi i vetë autorit)

10. Për karikaturën më të mirë, karakterizuar nga origjinaliteti dhe cilësi të mira piktoreske.

11. Për fotografinë më të mirë të lajmit apo reportazhit, bardhë zi apo me ngjyra, e cila mund të jetë një fotografi e vetme apo një album i tërë.

Kategoritë e librave:

1. Për prozë të dalluar të një autori amerikan, ku preferohen temat që kanë të bëjnë më jeten amerikane.

2. Për një libër të dalluar historie, mbi hisorinë e Shteteve të Bashkuara.

3. Për një biografi apo autobiografi të dalluar nga një autor amerikan.

4. Për një vëllim me poezi nga një autor amerikan.

5. Për një libër të dalluar joletrar nga një autor amerikan.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.