E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush ishte, Meta, Majko apo Nano? !Plani për ndarjen e Kosovës, Thaçi: Në vitin 2002 më erdhi një nga kryeministrat shqiptar me planin e Zoran Xhinxhiç, e nxora nga zyra
Politikë

Kush ishte, Meta, Majko apo Nano? !Plani për ndarjen e Kosovës, Thaçi: Në vitin 2002 më erdhi një nga kryeministrat shqiptar me planin e Zoran Xhinxhiç, e nxora nga zyra

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, ku tha se në vitin 2002 në kryeministër shqiptar i ka shkuar në zyrë duke i prezantuar planin e Zoran Xhinxhiç, kryeministrit të atëhershëm serb, për ndarjen e Kosovës.

I ftuar në emisionin “Opinion”, pavarësisht këmbënguljes së drejtuesit të emisionit, Blendi Fevziu, dhe të ftuarve të tjerë, Thaçi nuk pranoi të thotë se për cilin kryeministër bëhet fjalë.

 

“Një nga kryeministrat e Shqipërisë, në vitin 2002 ka ofruar projektin e Xhinxhiç për ndarjen e Kosovës. E kam nxjerrë nga zyra”, tha Thaçi.

Në vitin 2002, Shqipëria ka pasur plot tre kryeministra. I pari ka qenë Ilir Meta, i cili ka drejtuar qeverinë nga shtatori i vitit 2001 deri në 29 janar 2002. Më pas, kryeministër ka qenë Pandeli Majko në periudhën 22 shkurt 2002 – 25 korrik 2002 dhe Fatos Nano prej 29 korrikut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.