E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush po e shkatërron policinë ?
Sot

Kush po e shkatërron policinë ?

Ideja dhe premtimi per të ngritur një njësi supër speciale që do të arrestojë të fortet e rrugëve dhe lagjeve me gezoi tej mase.  ‘hajt per hajMendovar’. Por thashë me vete po bëj nja dy kërkime. Fillimisht në google del ligji shqiptar për forcat speciale / RENEA dhe te nderhyrjes se shpejte, të cilat ekzistojnë, por që një pjese e tyre janë katandisur prej vitesh nga një shfytezim i tillë që nga ngritja e makinetave vite me parë e deri tek ngritja në krah e cadrave të plazhit . FNSH mirë boll po shfytezohet për ctë mundet, sikurse edhe forcave të rendit qe shikon nga qielli se mos ndonjeri nderron pllakat e banjes pa leje apo vendos cader pa leje; të shpresojmë se një ditë me keto fushata policore per të cilat asnjë drejtues nuk reagon do ta therrasim policinë t’na hekurose rrobat . Rroftë policia që duam . Po le të merremi me repartin RENEA dhe kompetencat qe ligji ja ka dhene dhe qe jo me kot konsiderohet si struktura me elitare per kapjen e të forteve. Forcat speciale qe ekzistojne prej vitesh ligji na thote se kryejne keto detyra:

1. kryejnë operacione të shkalles së lartë të veshtirësisë për arrestimin e individëve dhe grupeve kriminale

2.kryejnë operacione për shoqerimin e personave shumë të rrezikshëm.

3 kryejnë operacione për shpetimin e pengjeve… e të tjera

Pa as me të voglin dyshim jam pro kapjes së të fortëve të cdo lloji persa kohë ata shkelin ligji. Pra, jam pro edhe per super specialet. Por perse kjo strukture kur policia ka forca speciale dhe reparte elitare; kemi agjentë krimesh , drejtori të hetimit te krimeve të renda, grupe operacionale speciale, agjentë të infilturuar. A eshte kryer ndonje studim i mirfillte qe te analizoje shkaqet apo te lere te nenkuptohet se keto reparte kane deshtuar? A ka nje propozim te tille ne leter nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise ? Ne varesi te cilit departament do jete kjo njesi super speciale ? Sa esht numri i tyre, cfare aftesish ndryshe kane nga RENEA dhe nga FNSH dhe cdo polic qe ben pjese ne organizaten e policise?

Ajo qe dihet jo zyrtarisht eshte se pak dite me pare gati 40 ish ushtarake u trajnuan dhe u certifikuan nga RENEA si te afte per te arrestuar te fortet e lagjeve. Ata kane kaluar tashme ne pritje te ‘urdherit ‘ ne Policine Shtetit. Por a nuk duhet qe te kujtojme se vite me pare u moren ushtare dhe u sterviten per te qene pjese e RENEAS , por qe u deshtua me sukses. Ku jane strateget e policise pse heshtin? Pse nuk tregojne qe kjo formule nuk eci. A nuk duhet te mbahet parasysh se qysh ne pergatitjen fillestare te nje ushtraku dhe nje polici ka disa ndryshime

1. Komando pergatitet per të vrarë

2. Polici pergatitet per të parandaluar

1. komando nuk është trupe që komunikon me qytetarin

2 . Polici ndervepron me qytetarin

1. komando stervitet me automatik

2. polici arme të tijen ka pistoleten

Dhe shumë të tjera.

Suksese specialeve të rinj. Uroj që ndonjerit prej jush mos ti ndodhe që të numeroje monedhat ne banke per te plotesuar kestin e kredise , perpara se te niset ne ndonje operacion te rrezikshem. Uroj qe kur te mbushni moshen 55 vjec mos te dale ndonje akt nen ligjor se ju duhet te dilni ne pension te parakohshem, sic po propozohet per policet aktuale. Por mbi të gjitha, ruani jeten!

EKSPERIMENTET do vazhdojne qe NGA dita e pare qe vishni uniformen e policit.

QOFSHIN PA DEME

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.