E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kutia e pandorës në  700 CD-të  e Shijakut!
Sot

Kutia e pandorës në 700 CD-të e Shijakut!

Armand Maho

Per ta kuptuar më mirë alarmin e Ulsiut, Balles, Baba Takut, apo dhe atë urdher absurd të prokurorisë duhet të kemi parasysh se ato 700 CD permbajnë krysisht biseda dhe takime që skanë të bejne dhe aq me trafikun e droges, se sa me biseda si ato që degjuam nga publikimi i Bild. Një miku im që punon tek antidroga dikur me ka pas treguar rangjet e larta, pra ata që merren me trafik nderkombetar droge, nuk bejnë biseda në telefon, dhe kur i bejnë kanë telefona jashtezakonisht te sigurt qe kushtojne mbi 1800 € pa numra por me kontrata te posacme qe i paguajne deri ne mijra euro te tjera ne muaj, per te cilat eshte shume e veshtire te kene qasje dhe sherbimet me te sofistikuara boterore. Gjeja e pare qe kerkon ortakeria e trafiqeve eshte telefoni dhe siguria e tij. Por ne rastin se kesaj dosje, trafikantet kane folur te qete me telefona cfaredo, madje jane kujdesur qe te ekspozohen sa me shume sidomos kur ka qene fjala per zgjedhjet apo favore pushteti. Drejtesine e kane kapur, kush do mund ti ndalonte tashme. Ose nuk e kane konsideruar fare krim, ose e kane bere qellimisht, duke e ditur qe jane nen pergjim. Ne ato 700 CD mund te jete kushdo, qe ka nje post zyrtar apo qeveritar, dhe kjo i ka turbulluar se tepermi Rilindasit! Vete Rama ka preferuar te heshte prej dy ditesh, ndersa terbimi qe vjen nga frika u duk qarte me daljen e menjehershme te Ulsiut i cili nuk merrej me krimin qe pasqyronin ato pergjime, por me “ rrjedhjen e sekretit hetimor”! Me shume se sekret hetimor ato pergjime jane interes publik per te mesuar se si shperdorohen taksat tona. Se si e gjithe kasta drejtuese e nje qarku vihet nen urdhrat e krimit te organizuar. Se si trafikantet dhe malavita vendosin manekinet e tyre, duke na diktuar me perdhune te ardhmen qe duan ata si te jete, dhe jo te ardhmen qe duam ne per femijet tane. Prandaj dhe terbimi i Ulsiut dhe ulsinjve eshte i kuptueshem. Ato CD jane kutia e pandores e cila po u hap do te shkaterronte eldoradon te cilen ata me aq mund e fituan ne aleance me qelbesirat ne vitin 2013. Prokuria as nuk mund ti shkaterronte ( per hetimin ishin ne dijeni dhe sherbimet partnere) e as nuk mund ti zbardhte…. prandaj u lanë aty të paprekura. Brenda atyre CD-ve ajo e dinte se si ishte ndertuar eldoradoja e Ramës, Ballës, Frrokajve, Ndokave, Roshëve, Spiropalëve, Bejqëve, Ahmetajve e dreqin me të birin që solli rilindja. Brenda atyre CD-ve ndodhet një realitet që është shnderruar në makth për këtë popull.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.