E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuvendi jashtë kontrollit, ndërhyn Garda
Politikë

Kuvendi jashtë kontrollit, ndërhyn Garda

Një moment tensioni ka ndodhur sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputeti demokrat Klevis Balliu është përplasur me nënkryetaren e Kuvendit, Klodiana Spahiu.

Gjatë seancës, Balliu ka kërkuar të flasë nga foltorja, por Spahiu ka insistuar se i kishte hequr të drejtën e fjalës për ditën e sotme dhe i ka kërkuar të ulet për shkak të një mase të marrë ndaj tij.

Në përpjekje për të ndaluar Balliut, Spahiu ka kërkuar ndërhyrjen e Gardës së Republikës, ndërsa tensionet kanë vazhduar të rriten.

Për të qetësuar situatën, nënkryetarja e Kuvendit ka urdhëruar një pushim të seancës prej 5 minutash, për të sqaruar më tej situatën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.