E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuvendi miratoi ligjin për Akademinë e Shkencave, reagon Fuga: Gjumashë e kapterra në lirim, ta gëzoni!
Sot

Kuvendi miratoi ligjin për Akademinë e Shkencave, reagon Fuga: Gjumashë e kapterra në lirim, ta gëzoni!

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pasi Kuvendi miratoi sot me 81 pro, 22 kundër dhe 3 abstenim projektligjin për Akademinë e Shkencave.

Në një postimi në Facebook Fuga ka reaguar ashpër ndërsa shkruan se u degraduan universitetet si ato publike ashtu edhe privatet.

 

Postimi i plotë:

Profesorët e degraduar në kapterra në lirim!

Politika dhe Kuvendi jolegjitim sot ju bëri glasën mbi kokë!

“Ta gëzojnë” profesorët dhe profesorët e asociuar ligjin që Kuvendi i sotëm jolegjitim aprovoi sepse sipas tij titujt më të lartë shkencorë janë “akademik” dhe “akademik i asociuar”.

“Profesori” kaloi në vend të tretë si titull shkencor, kurse “profesori i asociuar” në vend të katërt.

Si biçim kapterrash në lirim!

U degraduan edhe universitetet toptan! Si publiket ashtu edhe privatet!

Tani janë nën akademinë e shkencave!

Ta gëzojnë edhe profesorët gjumashë si kërkues shkencorë në institute, edhe ata kujtonin se ishte betejë mes gjelash!

Ta gëzojnë edhe drejtuesit e universiteteve, rektorët, senatet, fakultetet, departamentet që nuk ditën dhe nuk patën guximin të mbrojnë stafet e tyre profesorale duke u tërhequr me lloj lloj kompromisesh dhe frikërash!

Kujtuan se unë përballesha për vete, ose luaja cic – mice në akademi!

Po unë jam “akademik”!

Nëse ende nuk doni të mobilizoheni :

Flini të qetë kolegë!

Mendoni se ishte një ëndërr!

Ta gëzoni të gjithë!

Gjumë të ëmbël!

Nëse ende keni ndërgjegje, zgjohuni!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.