E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ky është deputeti Robert Bitri që votoi per Vangjel Tavon
Politikë

Ky është deputeti Robert Bitri që votoi per Vangjel Tavon

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në seancën e sotme parlamentare në Kuvend ka justifikuar rastin e votimit të projektligjit për Teatrin nga ana e Robert Bitrit në vend të deputetit të opozitës Vangjel Tavo.

“Dua të sqaroj opinionin publik se nga ana e grupit parlamentar të Partisë Socialiste nuk ka pasur asnjë deputet që të ketë votuar në emër të një deputeti tjetër.

Deputetit të pavarur Robert Bitri në vendin që ai voton i është vënë karta e një deputeti tjetër. Kamerat dhe autoritetet ta shqyrtojnë, opozita ka detyrë të japë arsyen e vërtetë të bojkotimit të kësaj seance.”, tha Balla.

Pak ditë më parë,  deputeti i LSI Vangjel Tavo tha se të enjten nuk ka qenë në Kuvend për arsye shëndetësore, ndërsa dikush tjetër ka votuar me kartën e tij të deputetit.

“Nuk kam qenë në Parlament. Nuk e di çfarë ka ndodhur!! Kartat e votimit janë në tavolinën e çdo deputeti ne Kuvend. Nuk e di kush ka votuar në emrin tim.”, janë fjalët e Tavos. Më vonë rezultoi se ai që kishte votuar me kartën e Tavos ishte Robert Bitri.

Ditën e sotme opozita vendosi të bojkonte seancën plenare ku ishte parashikuar votimi i ligjit për Magjistraturën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.