Ky është “pirati” i arrestuar për vdekjen e turistes që u rrëzua nga anija në Vlorë
Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se 47-vjeçari ishte i punësuar në anije dhe bënte rolin e “piratit” për të argëtuar turistët.
Ai akuzohet për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”

Paraditen e sotme, policia tha se një vajzë e re, ende e paidentifikuar është rrëzuar nga anija dhe si pasojë ka humbur jetën.
Paraprakisht blutë e Vlorës raportuan se 25-vjeçarja ishte nën efektin e alkoolit.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mëngjesin e sotëm, nga anija turistike ku ishte i punësuar, dyshohet se është rrëzuar një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Vijon puna për identifikimin e saj”, tha policia në njoftimin zyrtar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


