E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KY MUND TË ISHTE 200 VJETORI YNË!
Sot

KY MUND TË ISHTE 200 VJETORI YNË!

Kjo mund të kishte qenë Festa e Shqipërisë Natyrale që mund ta festonin mbi 10 milionë banorë në një territor që do të shtrihej nga kufiri me Kroacinë (s’do kishte Mal të Zi në Adriatik) e deri në gjithë Epirin përfshi dhe Korfuzin, nga Serbia Jugore e deri në Shkup…
Por këto s’mund të ndodhnin për shkak të 2 satrapëve shqiptarë që shkatërruan ëndrrën e Skënderbeut:
I.
Sundimit për dekada të një perversi si Ali Pashai që shkretoi dhe përgjaku Epirin Shqiptar duke e ndarë dhe copëtuar në 2 pjesë armiqësore, një shqiptare dhe një greke duke vrarë dhe dëbuar qindra krerët shqiptarë të Jugut! Ali Pashai ishte aksidenti historik që i dha Greqisë çdo avantazh mbi të gjitha një super ushtri shqiptare kundër shqiptarëve! Ndërsa çfarë mbeti në sundimin e tij e zhduku me rrënjë e degë. Dhe kur degët u përtërinë, i preu Turku në Masakrën e Manastirit!
II.
Po ashtu pjesa e dytë e keqe e historisë ishte Pashallëku i Shkodrës që në vend të kultivimit të vetëdijes kombëtare dhe krijimit të aleancave shqiptare dhe europiane, i izoloi shqiptarët e Veriut në një sundim shterpë që nuk prodhoi asgjë!

Më pas historia dihet, 100 vjet përpëlitje dhe përgjakje nga të gjitha anët, ndërkohë që grekët, serbët, malazezët dhe bullgarët e financuar nga Rusia, dhe nga ana tjetër turqit, ja dolën ti shfarosin, asimilojnë dhe shpërngulin shqiptarët nga trojet e tyre..

Dhe Shqipëria të përfundonte në një copë kaq të vogël dhe shqiptarët të shqyenin njëri tjetrin të sunduar nga loj lloj satrapësh të Serbit, Grekut, Sorosit!

Ndaj feston sot Greqia 200 vjetorin e fitores mbi Perandorinë Osmane sepse ua bëmë gati ne!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.