Ky po ja kalon dhe djalit të Gjylos!
Armand Maho
Çfarë ka bërë Mami Neta për të merituar titullin “ Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”? Meqë është pa qejf i urojmë shërim të shpejtë por me sa dimë ne Aneta Rama grafite e dhëmbëve bënte tek dispanceria në kryqëzimin e 21 dhjetorit. As ka bërë ndonjë studim? As ka dhënë mësim në fakultet? As ka qenë pjesë e katedrave akademike, as ka titull shkencor? Se ti japesh titull te tillë vetëm se është e ema e kryeministrit sikur nuk shkon. Se të thuash qe kjo na qenka nderi i stomatologjise shqiptare, dhe të lësh menjanë me mijra e mijra mjeke stomatologë, kirurgë, ortodontë e me the e të thashë duhet të ketë bërë namin ne fushen e saj. Grafia vertet është pjesë e punës së stomatologut por, mund të kryhet dhe nga një student i vitit të parë.Por dhe kjo pune si gjithe te tjerat vjen era lepirje qe ben kryetari i ketij urdhri Nikolle Deda qe vetem lemsh e ka bere institucion. Ky person nuk la “dentist” vitrinash pa licensuar pa asnje lloj kriteri. Natyrisht Nikolla ( jo ajo e arsimit) si rilindas i devotshem pret kocken e radhes, dhe skish ne dore gje tjeter vetem se ti lepihej kryeministrit duke i sajdisur te emen, e cila ne kete rast ja ka kaluar dhe Gjylos se gjirokastres per nga fama. Gjylo mavrine se mbaj mend te kete marre ndonje titull si “nene heroine” vetem se polli enverin ! Ne rast se kryetari i urdhrit të stomatologove na paska qenë kaq i preokupuar për ti dhënë një titull, ateherë le të bashkëpunonte me gjinekologët dhe ti jepte ndonjë titull tjetër, që skish lidhje me stomatologjinë, por me sjelljen në jetë të “ mesias” shqiptare me emrin e lindjes Edvin. Me këto që po bën ky po ja kalon dhe djalit të Gjylos!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



