E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
La alkoolin, rigjeti gruan
Uncategorized

La alkoolin, rigjeti gruan

“Unë kam filluar shumë i vogël, por që kam filluar të pijë keq fare, ka filluar që në 2007-n. Thjesht që unë të humbisja mendjen e gjeja ngushëllimin atje”, shprehet 42-vjeçari.

Problemet familjare, debatet me të ëmën, por edhe divorci bënë që Edi të zhytej në botën e alkoolit edhe më shumë.

“Dhe përsëri në dasmën time domethënë ndërhyri mamaja. Jam ndarë pas 9-vjetesh dhe ma vinin pikën tek alkooli, një prej shkaqeve ai ka qenë, alkooli”, thotë Edi.

Ai ka punuar nga polic e deri te punëtor gipsi, për të qenë i angazhuar, çka do ta ndihmonte të mbante veten larg vesit, por pika e kthesës ishte ish-bashkëshortja e tij.

“Në qoftë se ti e lë alkoolin edhe unë do të kthehem përsëri me ty. Dhe unë këtë hap e bëra, kam lënë alkoolin dhe kam filluar kafenë”, shprehet 42-vjeçari. Fenomeni shqetësues i përdorimit të alkoolit, reflekton edhe në raportet e institutit të shëndetit publik.

“Studimi në popullatën e përgjithshme në vitin 2014 sugjeron që prevalenca gjatë jetës për përdorimin e alkoolit ka qenë rreth 70%. Natyrisht që dominojnë meshkujt kundrejt femrave. Në zonat urbane më shumë persona konsumojnë alkool krahasuar me zonat rurale, mosha më e prekur është mosha 25-34 vjeç”, shprehet Ervin Toçi, Specialist ISHP.

Gjatë vitit 2016, rreth 70 % e rasteve të dhunës në familje dhe rreth 10% e aksidenteve rrugore, ndodhen për shkak të konsumit të alkoolit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.