E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta te Astiri, reagon Rama: U deshën 15 vite që të protestonin, e dini pse?!
Politikë

Protesta te Astiri, reagon Rama: U deshën 15 vite që të protestonin, e dini pse?!

Reagimi i Rames:

Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë shkruan: “Qysh nga prishja e parë masive në Parkun Rinia, u desh të kalonin mbi 15 vjet prishje për interes publik, që të protestohet me kërkesën për dëmshpërblim për ndërtimet pa leje në shtratin e rrugës! E dini pse”?

“Kjo s’thuhet me një tweet, meriton një shtjellim të plotë para Kuvendit”!, shton kreu i qeverisë, duke paralajmëruar një fjalim për çështjen, në seancën e radhës plenare, që do të zhvillohet të enjten e 22 nëntorit.

Më herët, kryeministri ka deklaruar se banorët, banesat e të cilëve janë të legalizuara  dhe preken nga ndërtimi i projektit të “Unazës së Madhe”, do marrin dëmshpërblim sipas ligjit. Ndërsa për të tjerët, të cilët nuk i kanë banesat e legalizuara, do jepet bonus qiraje për 3 vite.

Qysh nga prishja e parë masive në Parkun Rinia, u desh të kalonin mbi 15 vjet prishje për interes publik, që të protestohet me kërkesën për dëmshpërblim për ndërtimet pa leje në shtratin e rrugës! E dini pse? Kjo s’thuhet me një tweet,meriton një shtjellim të plotë para Kuvendit!

vijon

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.