E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajm i madh për nostalgjikët e Spice Girls
Uncategorized

Lajm i madh për nostalgjikët e Spice Girls

Për të gjithë të apasionuarit dhe nostalgjikët e Spice Girls lajme të mëdha po vijnë.

Grupi i famshëm i vajzave ka vendosur që të bëjnë një rikthim spektakolar vitin e ardhshëm. Të pesë anëtaret, përfshirë edhe Victoria Beckham, janë të gatshëm të ribashkohen për publikimin e një albumi.

Ka qenë Mel C e cila ka punuar në fshehtësi me themeluesin e Spice Grils, Simon Fuller gjatë muajve të fundit për të risjellë Beckham, Mel B, Emma Bunton dhe Geri Horner.

Një burim për The Sun tha: “Ata kanë bisedime sekretë që në verë dhe në fund ranë dakort të ribashkoheshin. Vajzat do të punojnë së bashku në një seri projektesh, ku përfshihet një album i ri dhe një paraqitje e veçantë në Tv për të festuar Spice Girls”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.