Lajm i mire per duhanpiresit:)
E keni menduar ndonjëherë se kush punon gjatë orarit të punës në fund të muajit ka bërë më shumë pushime se ai që nuk e ka këtë zakon? Për këtë arsye, një agjenci japoneze ka vendosur të shpërblejë vartësit e saj jo duhanpirës me pushime të paguara.
Kompania e marketingut Piala Inc., me qendër në Tokio vendosi që tu japë atyre 6 ditë më shumë pushime vjetore. Ky vendim erdhi pasi punonjësit që nuk pinin cigare ankoheshin se punonin më shumë se ata që e pinin, për shkak se këta të fundit herë pas here ndërprisnin punën për disa minuta.
Gjithashtu kompani ndodhet në katin e 29 të një pallati dhe duhanpirësit duhet të zbrisnin në katin e nëndheshëm për të pirë cigare. Për këtë atyre iu duhej të paktën 15 minuta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


