E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajmi i FUNDIT / Ndodh mrekullia pas 6 vitesh…
Sot

Lajmi i FUNDIT / Ndodh mrekullia pas 6 vitesh…

U deshën fiks 6 vite për të përfunduar punimet e tunelit  të mbaruar më parë  në aksin Tunel-Elbasan, ndërsa rruga tashmë është e aksesueshme për të gjithë përdoruesit e mjeteve. Ky mund te konsiderohet  si lajmi   më i pabesueshëm.  

Lajmi u bë i ditur nga Autoriteti Rrugorë Shqiptarë, nëpërmjet një njoftimi, ku behët e ditur se punimet kanë përfunduar ditën e djeshme.

 

tuneli

“Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton të gjithë perdoruesit e rrugës  Tiranë-Elbasan se dje me datë 27 Prill 2019 kanë përfunduar punimet e tunelit për stabilizimin e rrëshqitjes në aksin Tunel – Elbasan km.17.36 ÷ 17.46, pjesë e aksit Tiranë – Elbasan, në respektim të plotë të afateve të përcaktuara në kontratë.

Tuneli tashmë është i aksesueshëm nga drejtuesit e mjeteve dhe po pasojnë ndërhyrjet me impakt mjedisor për rigjelbërimin e zonës”, thuhet në njoftim.

Qeveria e  e kryesuar prej  Edi  Ramës   është kritikuar në vijimësi për ngecjen dhe zvarritjen e shumicës së projekteve ndërtimore, veçanërisht atyre në rrugët kombëtare.

Rruga Tiranë-Elbasan, e cila ka një gjatësi prej 27 kilometrash, filloi të ndërtohet në vitin 2011 e ndarë në tre lote dhe me një kosto të përgjithshme të tenderuar prej 33 miliardë lekësh. Rruga pritej të përfundonte në vitin 2015 ndërsa afati i punimeve u shty për në vitin 2018. Këtyre fondeve iu shtuan fonde shtesë prej 35 milionë dollarësh vitin e kaluar përveç kredisë së re.

Kostoja e përgjithshme e kësaj autostrade ku përfshihen edhe tunelet arrin në 10 milionë euro për kilometër, shifër kjo gjithsesi më e ulët se sa kostoja e pritshme prej 11 milionë eurosh për kilometër e segmentit Thumanë-Kashar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.