Lal Eri ofron tani shërbime martese ambulante në qendra tregëtare…
Arian Galdini
Lal Eri, martesa nuk eshte mall TEGu e as Tregu.
Ndoqa një kronikë skandaloze televizive sot ku Lal Eri paskërkësh martuar 100 çifte në TEG.
Për TEG ishte marketing.
Për Ami Event ishte marketing.
Për Lal Erin siç duket ishte marketinh gjithashtu.
Por për martesën dhe solemnitetin e thelbësinë që ka ajo ishte një antivlerë e shitur me buzeqeshje dhe lajle lule tregetare…
E kuptoj që në këto kohët e reja, mendimi për martesën është zgjëruar dhe relativizuar shumë.
Por unë mbetem konservator e shkruaj, flas e mendoj si i tillë..
Jam besimtar gjithashtu e nuk mund ta pranoj që të përdhoset kaq rëndë institucioni i martesës duke ofruar sherbime martese ambulante në qendra tregëtare…
Disa kufij të marrëveshjes dhe kuptueshmerisë së përbashkët sociale nuk duhen kaluar e as duhen prekur
Mirë TEG dhe Ami Event bëjnë tregeti e sillen si tregëtarë, po ky Lal Eri që është funksionar publik, si nuk mendon fare për mesazhin tregetarizues e çsolemnizues që jepet nga keto kronika televizive e keto gjeste te papergjegjshme si keto ofertat e tipit: Kap nje cep TEGu marto 100 cifte…
Eshte e papranueshme dhe nuk duhet lene te kaloje e padebatuar kjo pune.
Pike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



