Lali Eri po kërkon edhe t’ia paguajmë propagandën duke u lypur para fëmijëve në shkolla
Ergys Mertiri
Sot më kanë kërkuar lekë edhe në shkollën e vajzës së madhe edhe në kopësht, tek e vogla. Arsyeja është, sepse Bashkia e Tiranës ka hapur fushatë që të gjithë prindërit të paguajnë para për të mbjellë pemë!
Natyrisht që nuk dhashë asnjë lek, por mu desh të bëj punë bindëse me vajzën time, e cila ndjehej në siklet që unë nuk po paguaja, si shumica e të tjerëve.
Me duhet të them se kjo është një risi e një politike të pacipë që, përveç se na trazon stomakun çdo ditë nëpër ekrane me spektakël ordiner reklamash që fyejnë inteligjencën e publikut, por kërkon edhe t’ia paguajmë propagandën.
Per dijeni te Lali Erit, ne paguajme taksa (të cilat, për më tepër, vetë lali i ka rritur sa askush tjetër), me të cilat ai ka për detyrë te mbjellë pemë, të rregullje rrugë, të ndërtoje shkolla e kopshte, të menaxhojë hapesirën e territorin, etj, gjëra këto që nuk i ka bërë. Lali Erit do ti kërkoja ti përdorë më mirë paratë e taksave të mija, e jo me t’i jap të tjera.
Kjo është bashkia me buxhetin më të pasur që ka ekzistuar ndonjeherë në Shqipëri (si pasojë kjo edhe e ndarjes se re të territorit), ndaj t’iu lypësh qytetarëve para për të kryer detyrën tënde, është thjesht pafytyrësi
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



