E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lali i Madh dhe Lali i Vogël janë gënjeshtarë…
Sot

Lali i Madh dhe Lali i Vogël janë gënjeshtarë…

Ky nuk eshte shtet. Kjo eshte nje bande e cila perdor arbitraritetin e saj ndaj njerezve te pafuqishem.

Dritan Laci gazetar i ” Opinion” ka parë vetë nga afër vendin  ku bashkia po bën punime dhe shtëpitë e 150 familjeve që do të prishen. Ai është skandalizuar me atë që ka parë në Shkozë. Lali Edi dhe Lali Eri jane gënjeshtarë….  Më poshtë lexoni statusin e gazetarit:

Dritan Laci

Nje nga genjeshtrat me te medha me cilat Lali i Madh dhe Lali i vogel kane mbushur dynjane e medias eshte se po i prish 150 shtepite ne Shkoze per te rehabilituar shtratin e Lanes. Sot ne mengjes brodha ca minuta te mira ne zonen ku do te prishen ndertesat dhe vura duart ne koke nga mashtrimi i banditeve me pushtet. Ajo cka konstatova eshte se nuk ka rehabilitim te shtratit te Lanes.

O njerez kush lexon dhe ka sy e vesh, banda ne pushtet per qellimet e saj me kete projekt ka devijuar shtratin e Lanes deri ne 150 m ne brendesi te lagjies. Pra 700 banore, gjysma pa pune, do mbeten pa strehe sepse banditet ne pushtet per perfitimet e tyre te pista me mafien e ndertimit, kane devijuar qellimisht shtratin e Lanes. Shkoni dhe vertetojeni. Mos shkoni te parmaket e ures dhe e quani te permbushur misionin tuaj. Shkoni dhe shikoni se si po kryhen punimet dhe nuk ka tabele  Nuk ka minimalisht transparence. Shkoni dhe shikoni se si banore te cilet u eshte dhene leje ndertimi 30 vite me pare nga regjimi popullor i kohes, sot do dalin pa strehe mbi koke sepse Lali i Madh dhe i vogel ne ortakeri me babezine e mafies se ndertimit, nuk pranojne te demshperblejne sipas ligjit banesat qe do te prishen.

Ky nuk eshte shtet. Kjo eshte nje bande e cila perdor arbitraritetin e saj ndaj njerezve te pafuqishem. Sot i pashe me syte e mi dokumentat qe nje pjese e mire e ketyre banoreve kishin. Kjo cfare ndodh eshte per te vene kujen. Mjere ky popull ne dore te kujt banditeve ka rene. Ate qe i bejne keta ketij populli, nuk ua ka bere as pushtuesi me i eger. Te jesh nostalgjik per Enver Hoxhen ne kete kohe qe jetojme eshte e tmerrshme.

Nje grua e cila sot me shoqeroi ne brendesi te lagjes ndersa ecnim me thoshte: “O bir, Enver Hoxha ishte e keqja me e madhe qe i ra ketij vendi, por ama nuk na la jashte. Ta gezosh banesen thoshte, eshte mundi dhe djersa jote. Kurse keta more bir te sjellin fadromen dhe te nxjerrin ne mes te kater rrugeve dhe te thone vrit veten”. Une nuk e di cfare duhet tu bejne me shume keta bandite te veshur me pushtet ketij populli. Mos te me kundershtoje askush sepse isha vete dhe e pashe me syte e mi ate cfare ndodh aty….Une

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.