E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lame apel të fortë deputetëve: Mos ndërhyni për…
Politikë

Lame apel të fortë deputetëve: Mos ndërhyni për…

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, njoftoi sot se janë hapur 74 vende të reja pune për profesionistë, në rang vendi.

Në një deklaratë për mediat, ndërsa njoftoi edhe se ka përfunduar faze e riorganizimit të Kadastrës, Lame bëri edhe një apel të fortë, duke iu drejtuar të afërmve, deputetëve e ministrave, që të mos ndërhynë për punësime

 

Sipas Lames në Kadastër duhet të rritet ndjeshëm profesionalizmi në fushat e caktuar. Vendet e punës konkretisht janë hapur për profesionet si Inxhinier ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë; Gjeodezi dhe Topografi.

“Ka mbaruar faza e parë të riorganizimit të Kadastrës. Kemi ulje drastike të 4 muajve të fundt të numrit të ankesave. Mbyllja  e procesit të riorganizimit hap dyert për procesin e radhës. Sfidat e tjera janë hartografia  e vendit dhe ngritja e nivelit profesional të punonjësve tanë. Me keqardhje për fatin personal të secilit, deklaroj se reforma do të vijojë. Po lajmëroj hapjen e garës për punësimin e 74 specialistëve në rang Republike. Djemtë e vajzat që kanë vullnet për punë të vijën të konkurrojnë. I lutem të gjithëve, miqve, të njohurve, të afërmve, kushërinjve, deputetëve, ministrave, ish-ministrave, të majtë e të djathtë që vijnë pafund te unë, mos më ndërhyni për punësime, ne duam profesionistë”, tha Lame.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.