Lamtumirë Agim Doçi ! Përcillet në banesën e fundit poeti i shquar, institucionet nuk organizuan homazhe
Në një agjenci funerale u mbajtën homazhet për poetin Agim Doçi, fitues i mbi 50 çmimeve në festivale të këngës.
Lamtumirë Agim Doçi ! Përcillet në banesën e fundit poeti i shquar, institucionet nuk organizuan homazhe
Homazhe në nder të Agim Doçit, Manjola Nallbani: Ishte unik dhe një njeri që nuk vjen më!
Këngëtarja e njohur, Manjola Nallbani iu është bashkuar sot homazheve në nder të poetit Agim Doçi, i cili u nda mëngjesin e djeshëm nga jeta në moshën 76-vjeçare. Doçi u ndal nga jeta pasi pësoi një hemorragji cerebrale në tru.
Nallbani, në një rrëfim për gazetaren Fatmira Nikolla, tha se vendi humbi një njeri me kontribut të veçantë.
“Humbëm një njeri të veçantë me kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë me punën e tij sidomos në Luftën e Kosovës. Ishte unik dhe një njeri që nuk vjen më.”, tha ajo.
Edmond Zhulali: Pengui i vetëm i tij ishte…
Poeti i madh Agim Doçi, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme, do të përcillet sot për në banesën e fundit, ndërkohë po zhvillohen homazhet.
Kolegët e tij kanë shprehur vlerësime në lidhje me figurën e tij dhe kontributin që ai ka dhënë në artin shqiptar.
“Ne jemi ata që bashkojmë njerëzit. Agim ishte njeri i rrallë. Koha që një njeri i takonte të konsumonte me Agimin ishte e jashtëzakonshme. Krijonte atmosferë me guximin, humorin. Kam kaluar shumë kohë me të. Na lidhte arti, ideja për t’i dhuruar popullit këngë sa më të bukura dhe pikëpamjet tona. Artisti është një opozitar i përjetshëm, siç ishte edhe Agimi.
Për mendimin tim pengu i Agimit ishte thënia e të vërtetës. Fliste hapur pa doreza, mendonte me gojë. Nuk mendonte gjatë apo të mos kishte guximin ta thoshte. Ishte i vërtetë”, Edmond Zhulali.
Ai u nda nga jeta për shkak të një hemorragjie cerebrale, ndërsa nuk dihet pse institucionet nuk organizuan homazhet në nder të tij.
Agim Doçi ishte një prej krijuesve të shumë teksteve të këngëve shqiptare.
Në festivalet e këngës ishte fitues i mbi 50 çmimeve, krijues i më shumë se 3.000 teksteve të këngëve që janë kënduar nëpër festivale dhe i kanë rezistuar kohës dhe vijojnë të dëgjohen dhe sot.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



