Largimi i Avokates së Shtetit, reagon PD: Rama thotë të vërtetën, nuk e shkarkoi, por do ta çojë atë…
Pas sqarimit te kryeministrit Rama se Avokatja e Shtetit nuk eshte shkarkuar nga detyra, por eshte larguar me vullnetin e saj per arsye personale, vjen reagimi i pare nga PD-ja.

“Ai nuk e ka shkarkuar Alma Hickën. Edi Rama do ta çojë avokaten e korrupsionit të tij, këshilltare në Gjykatën e Lartë, me qëllim për ta bërë anëtare të Gjykatës së Lartë”- shkruan ai.
reagimi i Enkelejd Alibeajt
Për herë të parë Edi Rama thotë të vërtetën! Ai nuk e ka shkarkuar Alma Hickën. Edi Rama do ta çojë avokaten e korrupsionit të tij, këshilltare në Gjykatën e Lartë, me qëllim për ta bërë anëtare të Gjykatës së Lartë. Me vetingun e partisë dhe me votën e krimit në parlament, reforma në drejtësi është që tani e kompromentuar!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



