Lavdi çdo pike gjaku te derdhur per atdhe! Politikanet e tranzicionet ia thane damaret Shqiperise
Kreshnik Osmani
Lavdi çdo pike gjaku te derdhur per Atdhe, edhe ne qofshin dhuruesit e gjakut njeqind, dhjete mije apo njezet e tete mije. Kjo nuk ka asnje rendesi. Te renet per Atdhe dhuruan gjakun per lirine e vendit dhe nuk mund t’u faturojme atyre erresiren e diktatures qe pasoi luften edhe ne qofshin te renet komuniste. Bolshevizma ka qene trend ideoligjik dhe politik i kohes, siç jane llojet e ndryshme te ideve dhe te kulturave perverse sot, qe gjejne mbeshtetje e investohen shume por kjo nuk e kompromenton aspak pastertine e gjakut te derdhur per Shqiperi. Ndryshimi ndermjet atyre dhe politikaneve te 2-3 dekadave te fundit te lirise, te demokracise dhe te pluralizmit iluzionar politik eshte se ata perveshen menget dhe prej gjakut te tyre i dhuruan Shqiperise ajken. Ndersa keta te epokave te “arta” ia thane damaret Shqiperise, ia pine gjakun asaj, dhe ajo sot vuan format me te komplikuara dhe me te tmerrshme te anemise, te talasemise e te leuçemise kulturore, ekonomike e politike akute!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



