E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Le të ketë garë!
Sot

Le të ketë garë!

Kush prej jush është pa mëkate,

le të gjuajë gurin e parë mbi të! Gjoni 8:7

Është e qartë se ne si PD kemi humbur rëndshëm kësaj rradhe. PS ka 70për qind më shumë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë sesa ne. Është e qartë po ashtu se kanabis, frika e njerëzve, bandat e pushtetit, oligarkët kanë ndikuar fort në këtë rezultat duke alteruar votën. Është gjithashtu e qartë se shumë nga votat tona për shkak të hezitimit dhe pakënaqësive nuk ishin në kuti, i qëndruan larg asaj. Si kurrë ndonjëherë pati njerëz që kërkuan largimin e Kryetarit në mes të fushatës, por si gjithmonë pati demokratë të cilët shërbyen konkurrimit politik të papërkulur, pa i shkuar ndërmend të flirtojnë me kundërshtarin politik dhe as të shesin mend mbas ndonjë komforti përfitimesh nga PD-ja.

Grupime brenda PD-se kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës dhe fillimin e një procesi gare për lidershipin e partisë. Unë mendoj se PD e ka sot të nevojshme një proces gare reflektuese, një garë e cila shpresoj si çdo demokrat, që të jetë e vërtetë dhe e sinqertë, për të ringritur besimin dhe besueshmërinë e shqiptarëve tek përfaqësimi i saj, si në nivel individual ashtu dhe si forcë politike.

Gara për lidershipin e PD do të kryhet; ajo duhet të jetë për të mirën e PD-së; ajo nuk mund të shndërrohet në strehën e mllefit dhe thirrjeve për linçim të atyre që asnjë demokrat nuk i linçoi kur patën rradhën, në strehën e kujtdo që nuk arrin as ta fshehë dëshirën se mezi po pret që të fitojë nga humbja. Shpresoj që ajo të jetë e qetë dhe dinjitoze, siç garuesit i detyrohen çdo demokrati të thjeshtë. Në çdo rast, zgjidhjet për të ardhmen e PD do gjenden në të tashmen dhe jo në të shkuarën.

Të gjithë ata që marrin përsipër të udhëheqin njerëz bashkë me incentivat e secilit prej këtyre njerëzve duhet të mbajnë parasysh ç’thotë Talleyrand: Arti i vendosjes së njerëzve të duhur në vendet e duhura është më i pari në shkencën e qeverisjes; por arti i gjetjes së vendeve për të pakënaqurit është ai më i vështiri. Secili që mendon të garojë apo të mbështesë kandidatë për të udhëhequr njerëz në krye të Partisë Demokratike duhet ta pyesë veten si i ka ekzekutuar këto arte, si të parin ashtu dhe të dytin.

Merrni njëherë frymë thellë. Gara fillon së shpejti.

Të dëgjojmë dhe të votojmë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.